“BABAI” filmi kosovar i përzgjedhur për Oscars

09.09.2015 22:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“BABAI” filmi kosovar i përzgjedhur për Oscars

Komiteti selektues ka zgjedhur filmin ‘Babai’ si propozimi i Kosovës për Filmin më të mirë të huaj në Oscars.
Komiteti i aprovuar nga Akademia Oscars i përbërë nga Arben Bajraktaraj – kryesues, Blerta Zeqiri, Ilire Vinca, Zymber Kelmendi, Sevdije Kastrati, Shkumbin Istrefi dhe Alban Muja ka theksuar se ky film është vlerësuar për shkak të qasjes domethënëse regjisoriale, identitetit estetik, mishërimit të personazheve nga aktorët dhe trajtimi shumë autentik të tregimit.

‘Babai’ filmi debutues me skenar dhe regji nga Visar Morina i cili pati shumë suksese në Film Fest Munchen dhe në Karlovy Vary po vazhdon shfaqjen e tij nëpër festivale të ndryshme.

Filmi është koproduksin midis Kosovës, Gjermanisë, Francës dhe Maqedonisë me producent Visar Krusha, Nicole Gerhard, Xenia Margot dhe Tomi Salkovski.

“Babai” e shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku) një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.

Ky është viti i dytë që Kosova ka fituar të drejtën të aplikoj me film për konsiderim në Oscars dhe së fundmi ‘Babai’ është edhe në garë për selektim në European Film Awards 2015. Vitin e kaluar propozimi i Kosovës për Oscars ka qenë filmi ‘Tri Dritare dhe një Varje’ me regji nga Isa Qosja.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Muzikë, energji dhe emocione: “Sunny Hill” mbyll një tjetër edicion historik

Muzikë, energji dhe emocione: “Sunny Hill” mbyll një tjetër edicion historik

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Sunny Hill Festival – kur muzika bëhet diplomaci kulturore dhe urë mes Kosovës e diasporës

Sunny Hill Festival – kur muzika bëhet diplomaci kulturore dhe urë mes Kosovës e diasporës

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave

Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

Gjykata i jep të drejtë KOSTT-it, KESCO detyrohet të paguajë kamatëvonesë për borxhin mbi 2 milionë euro

Gjykata i jep të drejtë KOSTT-it, KESCO detyrohet të paguajë kamatëvonesë për borxhin mbi 2 milionë euro

Artistja Arbresha Hoxha prezanton veprat e saj në Barcelonë, New York dhe Vjenë

Artistja Arbresha Hoxha prezanton veprat e saj në Barcelonë, New York dhe Vjenë

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

Termokos angazhon ish-zyrtarin e LDK-së si “ekspert” për projektin Solar4Kosovo

Termokos angazhon ish-zyrtarin e LDK-së si “ekspert” për projektin Solar4Kosovo

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë