Ekonomi

Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë

20.10.2026 10:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë

Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë.

Komuna e Gjilanit ka lidhur kontratë në vlerë prej 6,897,710.81 eurosh për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrugës N25.2, në segmentin Bresalc-Gjilan, përfshirë hyrjen në Gjilan. Megjithatë, në dokumentet e tenderit është përcaktuar si kriter për kualifikim profesional dhe teknik që operatorët ekonomikë të dëshmojnë përvojë në projekte të ngjashme, si dhe të kenë realizuar një projekt të ndërtimit të urave në vlerë prej së paku 3 milionë eurosh.

Kjo kërkesë është vendosur ndonëse në Projektin Ekzekutiv dhe Paramasën e kontratës nuk identifikohet ndërtimi apo rekonstruksioni i ndonjë ure. Dokumentet teknike e përshkruajnë projektin si rehabilitim dhe zgjerim të rrugës N25.2, ndërsa punët e parapara lidhen me infrastrukturën rrugore.

Kriteri është përcaktuar në Dosjen e Tenderit nën kërkesën për kapacitetin profesional dhe teknik.

Në dokument, Komuna ka kërkuar “1. Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata në vlerë min 7,000,000.00 Euro, kontrata të ngjajshme si (ndertimit, rehabilitimit, mirembajtje, rreshqiteza apo rikonstruktimit te rrugeve, mbrojtje lumore dhe perrojeve). Si dhe nje projekt te ndertimit te urave ne vlere jo me pak se 3,000,000.00 euro”.

Pra, përveç dëshmisë për përfundimin e kontratave të ngjashme në vlerë minimale prej 7 milionë eurosh, operatorëve ekonomikë u është kërkuar edhe një projekt të ndërtimit të urave në vlerë jo më të vogël se 3 milionë euro.

Në anën tjetër, Paramasa e projektit përfshin punë përgatitore dhe të gërmimit, heqjen e shtresave të dëmtuara, gërmimin dhe transportin e materialit, përgatitjen e nënshtresës, shtrimin e shtresave të zhavorrit dhe ngjeshjen e tyre. Në projekt janë paraparë edhe asfaltimi, shtresa bazë dhe shtresa përfundimtare e asfaltobetonit, skajorët e betonit, trotuaret, lëshesat gypore dhe sinjalistika horizontale e vertikale.

Po ashtu, dokumentacioni teknik përfshin punë të kanalizimit atmosferik, përfshirë vendosjen e tubave plastikë, ndërtimin e pusetave të betonit dhe vendosjen e kapakëve. Megjithatë, në materialet e analizuara nuk figurojnë punë që lidhen me ndërtimin e një ure të re ose rekonstruksionin e një ure ekzistuese.

Në Paramasë nuk identifikohen elemente tipike të punimeve të urave, si pilotat ose shtyllat e betonit, mbështetëset anësore apo të ndërmjetme betonarme, trarët e parafabrikuar, konstruksionet e çelikut, mbështetëset neopreni, elementet e veçanta të izolimit të urave apo fugat dilatuese.

Kontrata është zhvilluar përmes procedurës së hapur, ndërsa kriteri për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët.

Njoftimi për kontratë është publikuar më 10 gusht 2026, ofertat janë hapur më 1 shtator, ndërsa njoftimi për dhënien e kontratës është publikuar më 15 shtator. Kontrata është nënshkruar më 18 shtator 2026 dhe ka kohëzgjatje prej 24 muajsh. Vlera e parashikuar e kontratës ishte 6,898,937 euro, ndërsa vlera përfundimtare e kontraktuar është 6,897,710.81 euro. Dallimi mes vlerës së parashikuar dhe asaj të kontraktuar është 1,226.19 euro.

Në procedurë kanë marrë pjesë gjashtë operatorë ekonomikë, por sipas njoftimit zyrtar për nënshkrimin e kontratës, vetëm një ofertë është konsideruar e përgjegjshme. Kontrata i është dhënë grupit të operatorëve ekonomikë Dio Bes SH.P.K. dhe EUROKOS HOLDING SH.P.K. nga Ferizaj.

Kërkesa për përvojë në projekte të ngjashme nuk ishte kufizuar vetëm në ndërtimin e rrugëve. Dokumenti kërkonte përvojë në ndërtim, rehabilitim, mirëmbajtje, rrëshqitëza, rikonstruktim të rrugëve, mbrojtje lumore dhe përrojesh, ndërsa krahas kësaj kërkohej veçmas edhe një projekt i ndërtimit të urave në vlerë prej së paku 3 milionë eurosh.

Ligji për Prokurimin Publik përcakton parimet e trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit të operatorëve ekonomikë. Kërkesat për kapacitetin teknik dhe profesional, sipas ligjit, duhet të lidhen me objektin e kontratës dhe të jenë të arsyeshme në raport me punët që kërkohet të realizohen.

Për këtë tender, nga dokumentet e analizuara nuk del një punë konkrete që do ta lidhte kontratën me ndërtimin ose rekonstruksionin e urave.

Paramasa dhe Parallogaria_N 25.2_Hyrja Gjilan_1- pa cmime

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Tensionet në Shqipëri, ambasadori amerikan, ai gjerman dhe ai i BE-së në zyre te Begaj, në takim edhe Mejdani e Topi

Tensionet në Shqipëri, ambasadori amerikan, ai gjerman dhe ai i BE-së në zyre te Begaj, në takim edhe Mejdani e Topi

Ambasadori britanik pas takimit me Ramën: Kënaqësi të diskutoj për Lojërat Mesdhetare e planet ambicioze për Prishtinën

Ambasadori britanik pas takimit me Ramën: Kënaqësi të diskutoj për Lojërat Mesdhetare e planet ambicioze për Prishtinën

Konjufca përfaqëson sot Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Konjufca përfaqëson sot Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Komisioni kërkon raportim nga Vitia, Reshitaj: Të tregojë ku kanë shkuar mbi 1.8 miliardë euro për shëndetësi

Komisioni kërkon raportim nga Vitia, Reshitaj: Të tregojë ku kanë shkuar mbi 1.8 miliardë euro për shëndetësi

Nagavci për Specialen: Duhet angazhim serioz juridik e diplomatik, jo vetëm ligje me procedura të përshpejtuara

Nagavci për Specialen: Duhet angazhim serioz juridik e diplomatik, jo vetëm ligje me procedura të përshpejtuara

Rama për kandidaturën për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike

Rama për kandidaturën për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike

Pavarësohet programi ATLS Kosova, synohet ngritja e standardeve në trajtimin e traumave

Pavarësohet programi ATLS Kosova, synohet ngritja e standardeve në trajtimin e traumave

Haxhiu: ShBA, partner thelbësor për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës

Haxhiu: ShBA, partner thelbësor për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës

Reagimet në Kosovë dhe Ligji për Specialen, përgjigjet Trendafilova: Askush s’mund t’u diktojë gjykatësve si ta interpretojnë e zbatojnë ligjin

Reagimet në Kosovë dhe Ligji për Specialen, përgjigjet Trendafilova: Askush s’mund t’u diktojë gjykatësve si ta interpretojnë e zbatojnë ligjin

Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë

Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Rama, VV-së: S’kanë çka më bëjnë sot e 500 vjet, jam i pastër

Rama, VV-së: S’kanë çka më bëjnë sot e 500 vjet, jam i pastër

Protestat e dhunshme në Francë, vendoset shtetrrethimi i pjesshëm në Paris dhe disa qytete të tjera

Protestat e dhunshme në Francë, vendoset shtetrrethimi i pjesshëm në Paris dhe disa qytete të tjera

Senatori Peters: Autoritetet të përmbahen nga agresioni ndaj protestuesve paqësorë, të gjithë të punojnë kundër dhunës

Senatori Peters: Autoritetet të përmbahen nga agresioni ndaj protestuesve paqësorë, të gjithë të punojnë kundër dhunës

Haradinaj: VV-ja po i sulmon Dautin e Saminë sepse nuk po i nënshtrohen

Haradinaj: VV-ja po i sulmon Dautin e Saminë sepse nuk po i nënshtrohen

Ermal Sadiku: S’ka dallim mes Edi Ramës e Kurtit,  jana politikanë të fuqishëm,  po liderë jo -patriotë edhe më pak

Ermal Sadiku: S’ka dallim mes Edi Ramës e Kurtit, jana politikanë të fuqishëm, po liderë jo -patriotë edhe më pak