Lajmet

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

24.11.2026 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

Nga rreth 60 vizita dhe inspektime të realizuara në terren ndaj bizneseve që ushtrojnë veprimtari tregtare përmes platformave online dhe shërbimeve postare, janë evidentuar 51 raste me parregullsi të natyrave të ndryshme tatimore, përfshirë ushtrimin e veprimtarisë ekonomike nga biznese të paregjistruara, mosdeklarimine punëtorëve të punësuar, si dhe shitjen e mallrave pa lëshuar kuponë fiskalë.

Nga këto aktivitete, 36 raste janë rekomanduar për vlerësim dhe trajtim përmes sistemit ZGJONA, ndërsa janë shqiptuar 24 gjoba. Këto aktivitete janë realizuar nga Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me institucionet e tjera relevante, si pjesë e angazhimit për mbikëqyrjen e bizneseve që shesin online dhe formalizimin e këtij sektori, i cili vitet e fundit ka shënuar zhvillim dhe përhapje të madhe në vend.

Përkundër numrit të konsiderueshëm të bizneseve që tashmë janë të regjistruara dhe operojnë në mënyrë të formalizuar, tregu vazhdon të karakterizohet edhe nga subjekte që ushtrojnë veprimtari ekonomike përmes rrjeteve sociale dhe platformave të ndryshme online, pa i përmbushur të gjitha obligimet ligjore dhe tatimore.

Rikujtojmë se çdo individ që ushtron veprimtari ekonomike, pavarësisht mënyrës se si e zhvillon atë, është i obliguar ta regjistrojë biznesin, t’i formalizojë punëtorët, t’i deklarojë të ardhurat dhe t’i paguajë obligimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi. Shitja përmes internetit apo shpërndarja e produkteve përmes shërbimeve postare nuk përbën përjashtim nga këto obligime.

ATK do të vazhdojë të ketë në fokus të veçantë këtë sektor, duke ndërmarrë kontrolle të vazhdueshme në bashkëpunim me institucionet e tjera kompetente, me qëllim të identifikimit të aktiviteteve të paregjistruara, luftimit të ekonomisë joformale dhe garantimit të konkurrencës së drejtë ndërmjet bizneseve.

Formalizimi i veprimtarisë ekonomike dhe përmbushja e obligimeve tatimore janë detyrim ligjor për secilin që ushtron aktivitet ekonomik në Kosovë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Jashari dhe Dimo flasin për zgjerimin e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak

Jashari dhe Dimo flasin për zgjerimin e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak

Miratohet raporti me amandamente për Projektligjin për rekrutimin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve

Miratohet raporti me amandamente për Projektligjin për rekrutimin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve

Rama me akuza ndaj Qeverisë për projektin e memorialit të Adem Jasharit: S’po na lënë t’i nderojmë heronjtë tanë

Rama me akuza ndaj Qeverisë për projektin e memorialit të Adem Jasharit: S’po na lënë t’i nderojmë heronjtë tanë

“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”

“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”

“Ne të duam mami”, dy djemtë e Liridona Ademaj kërkuan që bluza me emrat e tyre të vendosej mbi varrin e saj

“Ne të duam mami”, dy djemtë e Liridona Ademaj kërkuan që bluza me emrat e tyre të vendosej mbi varrin e saj

Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë

Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë

Picula: Serbia të hapë arkivat e luftës dhe të japë informacione për të zhdukurit

Picula: Serbia të hapë arkivat e luftës dhe të japë informacione për të zhdukurit

Monologu prekës i vëllait 87-vjeçar të Jakup Krasniqit: Jakup, jam unë Dauti, do të pres derisa të kthehesh

Monologu prekës i vëllait 87-vjeçar të Jakup Krasniqit: Jakup, jam unë Dauti, do të pres derisa të kthehesh

“Na e kanë pështy shtetin në fytyrë”, Limaj kritikon ashpër sjelljen e Speciales gjatë vizitës së Jakup Krasniqit

“Na e kanë pështy shtetin në fytyrë”, Limaj kritikon ashpër sjelljen e Speciales gjatë vizitës së Jakup Krasniqit

Osmani për dialogun me Serbinë: Nuk ka kuptim të ecim përpara pa zbatimin e marrëveshjeve, BE-ja duhet të ndryshojë qasjen

Osmani për dialogun me Serbinë: Nuk ka kuptim të ecim përpara pa zbatimin e marrëveshjeve, BE-ja duhet të ndryshojë qasjen

“Shikone si e montuan”, Aleanca del me video: Propagandë e pushtetit

“Shikone si e montuan”, Aleanca del me video: Propagandë e pushtetit