Lajmet

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

17.06.2026 07:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka urdhëruar Fakultetin Juridik në Prishtinë që të largojë kamerat e vendosura në sallat e ligjërimit dhe të fshijë të gjitha incizimet e mbledhura deri më tani, pasi ka konstatuar se sistemi i vëzhgimit ishte instaluar në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. raporton Infosot.

Vendimi është nxjerrë më 21 maj 2026, pas një inspektimi të kryer nga AIP pas pranimit të një ankese lidhur me vendosjen e kamerave në hapësirat ku zhvillohen ligjëratat.

Sipas gjetjeve të inspektimit, në “Amfiteatrin e Madh” ishin vendosur nëntë kamera, prej të cilave shtatë nuk ishin aktive, ndërsa në “Amfiteatrin e Vogël” ishte funksionale një kamerë tjetër. Agjencia ka konstatuar se fakulteti nuk kishte dokumentacion të mjaftueshëm për mënyrën e funksionimit të sistemit, nuk kishte përcaktuar afatin e ruajtjes së incizimeve dhe nuk kishte caktuar person përgjegjës për mbikëqyrjen e sistemit.

Po ashtu, gjatë inspektimit është vërejtur se mungonin edhe tabelat njoftuese që informojnë studentët dhe stafin për praninë e kamerave. Sipas fakultetit, ato ishin larguar gjatë renovimit të objektit, por nuk ishin rivendosur.

Në arsyetimin e vendimit, AIP thekson se vëzhgimi me kamera përbën përpunim të të dhënave personale dhe mund të lejohet vetëm kur ekziston nevoja për sigurinë e njerëzve, mbrojtjen e pasurisë ose të informacionit konfidencial dhe kur këto qëllime nuk mund të arrihen me mjete më të lehta.

Megjithatë, gjatë procedurës së inspektimit, Fakulteti Juridik nuk ka arritur të dëshmojë se në sallat e ligjërimit ekziston ndonjë rrezik potencial ndaj stafit apo pasurisë që do ta arsyetonte vendosjen e kamerave.

Agjencia ka shkuar edhe më tej në arsyetim, duke iu referuar praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sipas së cilës amfiteatrot universitare konsiderohen vende pune të mësimdhënësve dhe mbikëqyrja me video në këto hapësira përbën ndërhyrje në jetën private të tyre.

“Amfiteatrot universitare janë vendet e punës së mësimdhënësve. Ato janë hapësira ku ndërtohen marrëdhënie profesionale dhe sociale mes profesorëve dhe studentëve”, citohet në vendim nga praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Për këtë arsye, AIP ka urdhëruar Fakultetin Juridik që të largojë kamerat nga sallat e ligjërimit, të fshijë të gjitha incizimet e grumbulluara deri në ditën e pranimit të vendimit dhe që çdo formë e ardhshme e vëzhgimit me kamera të realizohet në përputhje me dispozitat ligjore.

Fakulteti Juridik obligohet që brenda 30 ditëve të zbatojë vendimin dhe të njoftojë Agjencinë për veprimet e ndërmarra.

Ndonëse kundër këtij vendimi nuk lejohet ankesë, institucioni ka të drejtë të iniciojë konflikt administrativ në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Megjithatë, procedura gjyqësore nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit të Agjencisë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

Kurti: Emergjente është çështja e presidentit, ta heqim këtë presion mbi shtetin

Kurti: Emergjente është çështja e presidentit, ta heqim këtë presion mbi shtetin

Hamza insiston për mbajtjen e seancës: Rasti i presidentit është koincidencë, s’kam çka takohem me askënd

Hamza insiston për mbajtjen e seancës: Rasti i presidentit është koincidencë, s’kam çka takohem me askënd

Kurti pyetet nëse do të ketë seancë: Do t’ju drejtohem më vonë

Kurti pyetet nëse do të ketë seancë: Do t’ju drejtohem më vonë

“Nëse ka vullnet opozita për presidentin”, Bajqinovci i VV-së thotë se janë të gatshëm për seancë

“Nëse ka vullnet opozita për presidentin”, Bajqinovci i VV-së thotë se janë të gatshëm për seancë

Hamza i bën ftesë Kurtit të mos prodhojë “situatë të tensionuar”

Hamza i bën ftesë Kurtit të mos prodhojë “situatë të tensionuar”

Jashari kërkon shfuqizimin e Gjykatës Speciale: Kuvendi ta miratojë sot ligjin në lexim të dytë

Jashari kërkon shfuqizimin e Gjykatës Speciale: Kuvendi ta miratojë sot ligjin në lexim të dytë

Reagojnë veteranët: Kurti e Sveçla dje e goditën UÇK-në me uniformën e shtetit

Reagojnë veteranët: Kurti e Sveçla dje e goditën UÇK-në me uniformën e shtetit