Lajmet

114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

25.11.2026 07:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë vëllazërore dhe strategjike për kombin shqiptar, por edhe për paqen dhe sigurinë në Evropën Juglindore.

Në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për nder të 28 Nëntorit, Kurti ka bërë të ditur se ndërmjet dy vendeve janë nënshkruar, zbatuar ose janë në proces zbatimi gjithsej 190 marrëveshje, në fusha si arsimi, ekonomia, energjia, infrastruktura, shëndetësia dhe siguria.

Ai ka thënë se Kosova synon anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi, ndonëse ende nuk është anëtar i NATO-s, për katër vjet rresht ka përmbushur kriterin e investimeve në siguri prej 2 për qind të Bruto Produktit Vendor. Kurti ka uruar qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët kudo që jetojnë për Ditën e Flamurit./Gazeta Express

Postimi i plotë i Kurtit:

Fjala ime e plotë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë:

E nderuar presidente e Republikës së Kosovës, znj. Justina Shiroka Pula,

E nderuara kryetare e Kuvendit të Kosovës, znj. Albulena Haxhiu,

Shkëlqesia Juaj, z. Petrit Malaj, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, dhe e nderuara znj. Aneta Malaj,

Të nderuar ish-presidentë, Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga, Vjosa Osmani,

Të nderuara familje të dëshmorëve e të martirëve të kombit tonë, invalidë e veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

Shkëlqesi ambasadorë dhe ju diplomatë të misioneve në Kosovë,

Të nderuar zëvendëskryeministra, ministra, zëvendësministra e deputetë të Kuvendit,

Të nderuar drejtues dhe zyrtarë të institucioneve të shtetit,

Të nderuar pjesëtarë të Forcave tona të Armatosura, të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës, oficerë, policë e ushtarë,

Të nderuar profesorë dhe intelektualë,

Zonja dhe zotërinj,

Motra dhe vëllezër,

Të nderuar të pranishëm,

Më 28 Nëntor 1912 Kuvendi i përfaqësuesve të kombit shqiptar i mbledhur në Vlorë shpalli një aspiratë që ka mbetur e tillë edhe në ditët tona. Ajo është që Shqipëria “të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”. Për më se një shekull nga ajo ditë, shqiptarët nuk kanë qenë më vete, të lirë e të mosvarur. Ata janë pushtuar nga shtetet fqinje, nga ushtritë ndërluftuese gjatë Luftës së Dytë Botërore e më pas kanë lënguar nën regjime shtypëse e totalitare që nuk i kanë lënë të jenë më vete, të lirë e të mosvarur.

Gjenocidi më i fundit ndaj kombit tonë shqiptar u ndërmor në vitet 1998-1999 në Kosovë, mandej në qershor u çliruam me luftë dhe Republika e Kosovës u shpall shtet sovran në shkurt të vitit 2008.

Republika jonë është shteti i pjesës së kombit shqiptar që jeton në Kosovë dhe i pakicave kombëtare dhe etnike që përbëjnë qytetarinë e saj. Republika përpiqet që të realizojë aspiratën e 28 Nëntorit për të gjithë qytetarët e saj. Ne sot jemi një demokraci funksionale që garanton liritë e njeriut dhe liritë civile, dhe po bëjmë përpjekje që të zhvillohemi në të njëjtin drejtim e së bashku me demokracitë përparimtare të Bashkimit Evropian, të Amerikës së Veriut e të demokracive të tjera në rajon dhe në mbarë botën. Ne dëshirojmë që të bëhemi pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian dhe po ndërmarrim hapat e nevojshëm institucionalë mu për këtë qëllim.

Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar, prandaj marrëdhëniet me Republikën e Shqipërisë i kemi konsideruar gjithnjë vëllazërore dhe strategjike për kombin tonë mbarë, por njëkohësisht edhe për paqen e sigurinë në Evropën Juglindore.

Ne i përjetojmë ngjarjet politike në Shqipëri dhe, anasjellas, qytetarët e Shqipërisë i përjetojnë ngjarjet në Kosovë. E si institucione, posaçërisht si Qeveri, ne bashkëpunojmë: janë nënshkruar, zbatuar apo po zbatohen, 190 marrëveshje gjithsej ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Ato përfshijnë fusha të rëndësishme për jetën e qytetarëve tanë: arsimin, ekonominë, energjinë, infrastrukturën, bujqësinë, shëndetësinë, sigurinë, kulturën, diasporën dhe shumë fusha të tjera.

Ne nuk e harrojmë kurrë po ashtu ndihmesën e aleatëve perëndimorë për Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe gjithnjë punojmë për të përforcuar marrëdhëniet dypalëshe e shumëpalëshe me Shtetet e Bashkuara, me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, me Mbretërinë e Bashkuar, me Kanadanë, Turqinë, Japoninë, Zvicrën e të tjera. Bashkëpunime të ngushta kemi me ShBA-të, Gjermaninë e Francën, Mbretërinë e Bashkuar e Italinë, Turqinë e Poloninë, Izraelin, Kroacinë, Bullgarinë, shtetet arabe e të tjera, qoftë në fushën e sigurisë, të ekonomisë, çështjeve kulturore e të diasporës, apo të marrëdhënieve rajonale.

Të nderuar të pranishëm,

Kosova, porsi Shqipëria, e ka treguar veten si një partner i besueshëm për ruajtjen dhe promovimin e paqes, në Evropë dhe në botë. Ajo ka dhënë ndihmesën e vet në dënimin e pushtimit rus të Ukrainës dhe në stërvitjet e NATO-s e të partnerëve të saj për sigurinë në Evropë. Kosova, edhe pa qenë anëtare e NATO-s, tash e 4 vjet rresht e ka plotësuar kriterin e investimeve për sigurinë në nivelin 2% të Bruto Produktit Vendor.

Motra dhe vëllezër,

Zonja dhe zotërinj,

Lidhja Shqiptare e Prizrenit më 10 qershor 1878, Kongresi i Alfabetit në Manastir më 22 nëntor 1908 dhe 28 Nëntori i shumëfishtë – i Flamurit dhe Skënderbeut në Krujë në 1443, i Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ismail Qemalit në Vlorë në 1912, e i UÇK-së e kryekomandantit Adem Jashari në Drenicë në fund të shekullit të kaluar – janë dhe do të jenë përgjithmonë themelet e kombit tonë, që në shekullin XXI e më tej, do të na bëjnë gjithnjë krenarë e të gëzuar, por edhe përherë të na mbushin me përgjegjësi e detyra.

Uroj të gjithë qytetarët e Kosovës, të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe të gjithë miqtë tanë të huaj për Ditën e Flamurit, që simbolizon vullnetin e kombit për mëvetësi, liri e pavarësi!

Ju faleminderit

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Jashari dhe Dimo flasin për zgjerimin e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak

Jashari dhe Dimo flasin për zgjerimin e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak

Miratohet raporti me amandamente për Projektligjin për rekrutimin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve

Miratohet raporti me amandamente për Projektligjin për rekrutimin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve

Rama me akuza ndaj Qeverisë për projektin e memorialit të Adem Jasharit: S’po na lënë t’i nderojmë heronjtë tanë

Rama me akuza ndaj Qeverisë për projektin e memorialit të Adem Jasharit: S’po na lënë t’i nderojmë heronjtë tanë

“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”

“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”

“Ne të duam mami”, dy djemtë e Liridona Ademaj kërkuan që bluza me emrat e tyre të vendosej mbi varrin e saj

“Ne të duam mami”, dy djemtë e Liridona Ademaj kërkuan që bluza me emrat e tyre të vendosej mbi varrin e saj

Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë

Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë