Lajmet

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

29.09.2026 14:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

Zyra e Presidentes së Kosovës ka hapur procedurë prokurimi për sigurimin e rreth 700 biletave të udhëtimit me aeroplan, për një periudhë prej 36 muajsh, me vlerë të parashikuar të kontratës prej 400 mijë euro, raporton Infosot.

Sipas njoftimit për kontratë të publikuar më 27 gusht 2026, bëhet fjalë për “Shërbime të transportit ajror – bileta”, ndërsa në dokument specifikohet se biletat do të sigurohen për nevojat e Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se relacionet e udhëtimeve nuk mund të definohen paraprakisht, ndërsa kontrata do të jetë kontratë publike kornizë me një operator ekonomik dhe do të ketë kohëzgjatje prej 36 muajsh.

Sasia e paraparë është rreth 700 bileta udhëtimi me aeroplan, ndërsa vlera e parashikuar e kontratës është 400 mijë euro.

Nëse 700 biletat ndahen në mënyrë të barabartë përgjatë 36 muajve, kjo i bie mesatarisht rreth 19.4 bileta në muaj, ose rreth 233 bileta në vit. E shprehur në ditë, bëhet fjalë për një biletë mesatarisht çdo 1.54 ditë gjatë gjithë periudhës së kontratës.

Nga vlera e parashikuar e kontratës, çmimi mesatar i llogaritur për një biletë do të ishte rreth 571 euro.

Në total, shpenzimi mesatar i paraparë do të ishte rreth 11 mijë e 111 euro në muaj, apo rreth 133 mijë euro në vit.

Dokumenti nuk përcakton se sa prej këtyre biletave do të përdoren nga Presidentja dhe sa nga zyrtarë apo pjesëtarë të tjerë të Zyrës së Presidentes. Në të thuhet vetëm se shërbimet janë për nevojat e Zyrës së Presidentes.

Tenderi do të zhvillohet përmes procedurës së hapur, ndërsa kriter për dhënien e kontratës është çmimi më i ulët. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 9 tetor 2026, në ora 14:00.

Operatori ekonomik që do të marrë pjesë në tender duhet, ndër të tjera, të ketë qarkullim prej së paku 600 mijë eurosh në tri vitet e fundit dhe të ketë përfunduar kontrata të ngjashme në vlerë prej së paku 600 mijë eurosh. Po ashtu, kërkohet që operatori të ketë të paktën tre punëtorë të kualifikuar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Transportit Ajror (IATA) dhe qasje në sisteme të rezervimit të biletave si Amadeus, Galileo ose Sabre.

Për këtë kontratë, Presidenca ka paraparë edhe 12 mijë euro si siguri të tenderit, ndërsa siguria e ekzekutimit është përcaktuar në 10 për qind të vlerës së kontratës.

B05 Njoftim per Kontrat (Dokument)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes