Lajmet

Komuna e Prishtinës obligohet t’ia kthejë kompanisë Kosovatex mbi 1.29 milionë euro

13.11.2026 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Komuna e Prishtinës obligohet t’ia kthejë kompanisë Kosovatex mbi 1.29 milionë euro

Gjykata Komerciale e Kosovës, në shkallën e dytë, e ka refuzuar ankesën e Komunës së Prishtinës dhe e ka lënë në fuqi vendimin që e obligon atë t’ia kthejë kompanisë “Kosovatex” SH.P.K. mbi 1.29 milionë euro, të paguara për taksën administrative të lejes ndërtimore, raporton Infosot.

Sipas aktgjykimit të datës 13 gusht 2026, Komuna e Prishtinës duhet t’ia kthejë kompanisë shumën prej 1,290,157.87 eurosh, në emër të mjeteve të pranuara pa bazë juridike, si dhe të paguajë kamatë ligjore nga 30 korriku 2014, kur është paraqitur padia, deri në pagesën përfundimtare. Komuna është obliguar gjithashtu t’i mbulojë kompanisë 2,835 euro shpenzime të procedurës kontestimore.

Kontesti lidhet me pagesën që “Kosovatex” e kishte bërë për lejen ndërtimore të një objekti afarist dhe administrativ në Prishtinë. Kompania e kishte paguar taksën administrative sipas aktvendimit të Komunës së Prishtinës të 26 shkurtit 2009, por më vonë Komuna kishte urdhëruar ndërprerjen e punimeve, me arsyetimin se nuk ishte siguruar leja përkatëse e ndërtimit.

Sipas arsyetimit të gjykatës, Komuna kishte lëshuar lejen ndërtimore dhe kishte pranuar pagesën përkatëse, por më pas ua kishte pamundësuar realizimin e projektit kompanisë, duke urdhëruar ndërprerjen e punimeve. Gjykata vlerësoi se, në këto rrethana, kishte rënë baza juridike për mbajtjen e mjeteve të paguara.

“Meqenëse leja për të cilën i padituri ka caktuar kompensimin nuk është vazhduar dhe nga vetë i padituri është konstatuar se punimet e filluara nga paditësi duhet të ndërpriten menjëherë, rezulton se në rastin konkret ka rënë baza juridike për mbajtjen e mjeteve nga i padituri”, thuhet në arsyetimin e aktgjykimit.

Gjykata e shkallës së dytë e pranoi vlerësimin juridik të shkallës së parë, duke konstatuar se kompania kishte të drejtë të kërkonte kthimin e mjeteve në bazë të dispozitave për pasurimin e pabazë. Sipas saj, Komuna nuk kishte paraqitur argumente dhe prova që do ta arsyetonin ndryshimin e vendimit të shkallës së parë.

Në vendim trajtohet edhe pretendimi i Komunës se kërkesa ishte parashkruar. Gjykata e refuzoi këtë argument, duke vlerësuar se zbatohej afati dhjetëvjeçar i parashkrimit dhe se padia ishte paraqitur më 30 korrik 2014, pa kaluar dhjetë vjet nga pagesat e kryera nga kompania në vitet 2009, 2010 dhe 2011.

Komuna e Prishtinës kishte kërkuar që aktgjykimi i shkallës së parë të prishej dhe çështja të kthehej në rigjykim, ose që kërkesëpadia e kompanisë të refuzohej. Megjithatë, Gjykata Komerciale e shkallës së dytë e vlerësoi ankesën si të pabazuar dhe e vërtetoi aktgjykimin e shkallës së parë të datës 7 gusht 2024.

Aktgjykimi i shkallës së dytë është marrë nga kolegji i Gjykatës Komerciale të Kosovës, i përbërë nga gjyqtarët Ramush Bardiqi, kryetar i kolegjit, si dhe Vlora Pacolli dhe Dren Rogova, anëtarë të kolegjit.

Kosovatex K Prishtine (Dokument)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Dekretohet Ligji për Byronë, nis faza e zbatimit për verifikimin e pasurisë

Dekretohet Ligji për Byronë, nis faza e zbatimit për verifikimin e pasurisë

Zemaj, Vitisë: Je mjeku i përjetshëm në specializim, qe 20 vjet je, e ke personale me specialistët

Zemaj, Vitisë: Je mjeku i përjetshëm në specializim, qe 20 vjet je, e ke personale me specialistët

Komuna e Prishtinës obligohet t’ia kthejë kompanisë Kosovatex mbi 1.29 milionë euro

Komuna e Prishtinës obligohet t’ia kthejë kompanisë Kosovatex mbi 1.29 milionë euro

Sektori i Antikontrabandës zbulon 150,000 euro të padeklaruara në Vërmicë

Sektori i Antikontrabandës zbulon 150,000 euro të padeklaruara në Vërmicë

Paralajmërimet për erëra të forta, Komuna e Prishtinës: Kujdes gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes

Paralajmërimet për erëra të forta, Komuna e Prishtinës: Kujdes gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes

Kurti takohet me presidentin zviceran Guy Parmelin, në fokus bashkëpunimi dhe Marrëveshja EFTA

Kurti takohet me presidentin zviceran Guy Parmelin, në fokus bashkëpunimi dhe Marrëveshja EFTA

Vitia shpjegon mungesën e barnave onkologjike: Kërkesa për palbociclib u dyfishua, tenderi i parë dështoi

Vitia shpjegon mungesën e barnave onkologjike: Kërkesa për palbociclib u dyfishua, tenderi i parë dështoi

Haxhiu pret në takim Hetemin, diskutojnë për procesin e verifikimit të të dhënave për secilën viktimë

Haxhiu pret në takim Hetemin, diskutojnë për procesin e verifikimit të të dhënave për secilën viktimë

“Është dëm të merrem me të, është katandisur keq”, Mustafa për Osmanin “Është dëm të merrem me të, është katandisur keq”, Mustafa për Osmanin

“Është dëm të merrem me të, është katandisur keq”, Mustafa për Osmanin “Është dëm të merrem me të, është katandisur keq”, Mustafa për Osmanin

Kuvendi ratifikon marrëveshjen me Suedinë për ekstradim

Kuvendi ratifikon marrëveshjen me Suedinë për ekstradim

“Braktisje e betejës për të vërtetën”, Osmani: Pse asnjë zyrtar shtetëror s’doli në mediat ndërkombëtare?

“Braktisje e betejës për të vërtetën”, Osmani: Pse asnjë zyrtar shtetëror s’doli në mediat ndërkombëtare?

Paralajmëron Osmani: Ka përpjekje që Kosovës t’i rikthehen masat

Paralajmëron Osmani: Ka përpjekje që Kosovës t’i rikthehen masat

Publikohet video-incizimi i Halil Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm

Publikohet video-incizimi i Halil Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm

Fotografia e Titos në shtëpinë e nënës së Veton Surroit në vitin 1998, Baton Haxhiu tregon se u shokua kur e pa

Fotografia e Titos në shtëpinë e nënës së Veton Surroit në vitin 1998, Baton Haxhiu tregon se u shokua kur e pa

“Kemi shku në Burojë, e kemi taku hoxhën e fshatit – Policia kishin ardhë me ja u nal rrymën”, Baton Haxhiu tregon kur e pa ushtarin e parë të UÇK-së

“Kemi shku në Burojë, e kemi taku hoxhën e fshatit – Policia kishin ardhë me ja u nal rrymën”, Baton Haxhiu tregon kur e pa ushtarin e parë të UÇK-së

Rama konfirmon që samiti i NATO-s nuk do të mbahet në 2027 në Tiranë: Është e sigurt që jo në vitin e ardhshëm

Rama konfirmon që samiti i NATO-s nuk do të mbahet në 2027 në Tiranë: Është e sigurt që jo në vitin e ardhshëm