Lajmet

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

01.07.2026 08:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Gjykata Komerciale e Kosovës ka refuzuar ankesën e kompanisë “Viva Fresh” dhe ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke konstatuar se kompania ka shkelur markën tregtare të gjigantit gjerman “Adidas AG” përmes importimit të 600 palë atleteve që përmbanin elemente të ngjashme me markën e njohur ndërkombëtare. Me aktgjykimin e formës së prerë në shkallën e dytë, gjykata ka urdhëruar që atletet të shkatërrohen nën mbikëqyrjen e Doganës së Kosovës, ndërsa të gjitha shpenzimet e transportit, magazinimit dhe asgjësimit do të mbulohen nga Viva Fresh, raporton Infosot.

Kontesti nisi pasi Dogana e Kosovës, në shtator të vitit 2024, kishte ndaluar një ngarkesë me 600 palë atlete të importuara nga Viva Fresh, duke dyshuar se ato cenonin markat tregtare të regjistruara të Adidas. Pas verifikimit të bërë nga vetë kompania gjermane, u konstatua se produktet ishin të falsifikuara, çka çoi në ngritjen e padisë në Gjykatën Komerciale.

Në vendimin e saj, Gjykata e Shkallës së Dytë vlerësoi se atletet e importuara përmbanin elementin karakteristik të markës Adidas, tri vijat paralele, të cilat gëzojnë mbrojtje ligjore dhe janë pjesë thelbësore e identitetit të kësaj marke. Sipas gjykatës, ndryshimet e vogla që ishin bërë në dizajn, si shtimi i një vije ndërmjet vijës së dytë dhe të tretë apo elementeve të tjera grafike, nuk ishin të mjaftueshme për ta dalluar produktin nga marka origjinale dhe nuk eliminonin mundësinë që konsumatorët të ngatërroheshin.

Gjykata theksoi se një konsumator mesatar mund të krijojë bindjen se produktet janë të Adidas, pasi ngjashmëria vizuale dhe konceptuale mbetet e lartë. Sipas trupit gjykues, përdorimi i tri vijave karakteristike krijon rrezik real konfuzioni për origjinën e produktit dhe cenon të drejtat e pronësisë intelektuale të kompanisë gjermane.

Viva Fresh kishte kundërshtuar padinë duke argumentuar se mallrat nuk kishin dalë asnjëherë në treg, pasi ishin ndaluar në terminalin doganor, se nuk ishte shkaktuar dëm dhe se produktet nuk ishin mjaftueshëm të ngjashme me markën Adidas. Kompania kishte pretenduar gjithashtu se fotografitë mbi të cilat ishte mbështetur gjykata nuk ishin të besueshme dhe kishte kërkuar angazhimin e një eksperti për të vlerësuar ngjashmërinë mes produkteve.

Megjithatë, Gjykata e Shkallës së Dytë i hodhi poshtë të gjitha këto pretendime. Sipas aktgjykimit, përveç fotografive të publikuara në media, në dosje ndodheshin edhe fotografitë dhe provat e siguruara nga Dogana e Kosovës, të cilat dëshmonin qartë ngjashmërinë e produkteve me markën Adidas. Po ashtu, gjykata vlerësoi se nuk kishte nevojë për ekspertizë profesionale, pasi vlerësimi nëse një konsumator mesatar mund të ngatërrohet nga pamja e produkteve është çështje që mund të konstatohet nga vetë gjykata.

Në arsyetimin e saj, gjykata theksoi se Viva Fresh nuk kishte paraqitur asnjë provë që do të vërtetonte origjinën e produkteve apo ndonjë autorizim nga Adidas për përdorimin e elementeve të mbrojtura të markës tregtare. Për këtë arsye, kolegji vlerësoi se gjykata e shkallës së parë kishte zbatuar drejt Ligjin për Markat Tregtare dhe kishte konstatuar me të drejtë se importimi i këtyre produkteve përbënte shkelje të të drejtave të Adidas.

Me vendimin e konfirmuar, Viva Fresh ndalohet që në të ardhmen të importojë ose të tregtojë produkte që përmbajnë elemente identike ose të ngjashme me markat tregtare të Adidas. Gjithashtu, kompania obligohet të organizojë dhe financojë shkatërrimin e 600 palë atleteve nën mbikëqyrjen e Doganës së Kosovës, si dhe t’i paguajë Adidasit shpenzimet procedurale në vlerë prej 528.40 euro.

Ndërkohë, gjykata nuk e miratoi kërkesën e Adidas për kompensim prej 10 mijë eurosh si ndëshkim për shkeljen e markës tregtare. Sipas arsyetimit të gjykatës, një masë e tillë nuk ishte proporcionale në këtë rast, pasi mallrat ishin ndaluar nga Dogana para se të dilnin në treg dhe nuk kishin arritur te konsumatorët. Megjithatë, gjykata vlerësoi se shkatërrimi i produkteve dhe ndalimi i çdo shkeljeje të ardhshme janë masa të mjaftueshme për mbrojtjen e të drejtave të markës tregtare të Adidas./Infosot

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serwer: Kosova e ka forcuar pozitën ndërkombëtare duke marrë pjesë në Bordin e Paqes, koordinohuni me BE e SHBA për dialogun

Serwer: Kosova e ka forcuar pozitën ndërkombëtare duke marrë pjesë në Bordin e Paqes, koordinohuni me BE e SHBA për dialogun

Bordi i Paqes njofton për pjesëtarë tjerë të FSK’së që i bashkohen përpjekjeve për sigurinë në Gaza

Bordi i Paqes njofton për pjesëtarë tjerë të FSK’së që i bashkohen përpjekjeve për sigurinë në Gaza

Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE