Sirenë deti në brigjet e Italisë

E publikuar: 07/03/2016 21:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ngjan e pabesueshme, por një sirenë deti është gjetur nga grupi i studiuesit siçilian Antonio Scopro, në ujërat rreth ishullit Lampedusa në Itali.

“E kam ditur gjithmonë se kjo zonë fshihte disa vlera. Kolegu im Michele Trovato, pa diçka të lëvizte. Nuk mund të ishte një peshk i çfarëdoshëm. Për fat të keq ishte e vdekur. Besoj se ishte helmuar, por sot do t’i bëjmë autopsinë për ta mësuar më mirë”, tha studiuesi.

Kjo është hera e parë që ka zbulim shumë pranë figurës së sirenës, e cila gjendet vetëm në përralla dhe mitologji