Një mama e re është shokuar dhe zhgënjyer kur ka marrë vesh se partneri i saj është martuar në mënyrë të fshehtë me një femër tjetër gjatë kohës që ajo ka qenë duke lindur.
24-vjeçarja Heather McGillion dhe Adonis Rodrigues kishin më shumë se një vit bashkë dhe ata janë njohur në Republiken Domenikane. Ata po planifikonin të ardhmen e tyre së bashku, por në momentin që McGillon u kthye në Britaninë e Madhe për të lindur fëmijën e tyre, një mik i saj i ka dërguar asaj foton e Adonis duke u martuar me një grua tjetër.
“Kur e hapa mesazhin u ndjeva sikur isha godituar nga një autobus dykatësh. Adonis kishte në krahët e tij një femër e cila ishte veshur me fustanin e nusërisë. Kjo nuk kishte kuptim dhe sa më shumë mendoja për këtë, aq më absurde ishte.”- ka thënë ajo.