Është tradhtuar nga luksi. Një 26-vjeçar, i arratisur nga burgu, ku po vuante dënimin me 5 vjet për një sulm me armë zjarri, ka kaluar fundjavën me të shoqen në një hotel luksoz në Spalding në Angli dhe pastaj është mburrur në “Facebook” me aftësitë e tij amatore, por nga ana tjetër nuk ka paguar natën e parë duke mashtruar. Burri është zbuluar nga drejtuesit e hotelit, të cilët kanë njoftuar policinë, e cila ka ndërprerë mashtrimin “romantik”.
Darkat me qirinj me bazë shampanje dhe dy mbrëmje pasioni në suitën ekskluzive, kanë bërë që personeli i hotelit të dyshojë, së bashku me “look”-un e çuditshëm të gruas së re, e cila stononte në një ambient të rafinuar.
Drejtuesit e hotelit, kanë menduar t’i hedhin një sy profilit “Facebook” të klientit të tyre, i cili deklaronte se banonte në rezidencën e “North Sea Camp” dhe se nuk kishte paguar natën e parë në hotel duke mashtruar dhe duke u mburrur në “Fb” me performancën e tij në shtrat.
Për të mos paguar, i dënuari bëri sikur kishte dëmtuar kaviljen, duke rënë nga një karrige në dhomë. Sapo është zbuluar mashtrimi, ka ndërhyrë policia, e cila e ka dërguar në burg.
(gazeta-Shqip.com)