Lajmet

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

25.11.2026 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar përmbajtjen e buxhetit të Kosovës, duke thënë se ai nuk adreson sfidat kryesore ekonomike me të cilat po përballet vendi, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka deklaruar se shqetësimi më i madh nuk është vetëm situata aktuale ekonomike, por edhe, siç është shprehur ajo, injorimi i saj nga organet vendimmarrëse.

“Problemi më i madh nuk është situata në të cilën jemi, problem më i madh është injorimi i situatës në të cilën jemi nga organet vendimmarrëse. Nëse e shikojmë buxhetin e Republikës së Kosovës i icli përaaërsisht në termat e shpenzimit është 4.3 miliardë dhe në termat e të hyrave rreth katër miliardë ne kemi me pa se asnëj prej sfidave që ju keni paraqitur në studim fatkeqësith nuk adresohen”, ka thënë ajo.

Ajo ka vlerësuar se buxheti është i bazuar në konsum, duke theksuar se nga katër miliardë euro të hyra të planifikuara, dy miliardë euro pritet të mblidhen nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), 760 milionë euro nga akciza dhe rreth 220 milionë euro nga Dogana.

“Nëse e shohim nga perspektiva e të hyrave ne do të shohim se është një buxhet i bazuar në konsum sepse prej katër miliardë eurosh të hyra, dy miliardë janë parapa që të merren nga tatimi mbi vlerën e shtuar, 760 milionë nga akciza dhe janë rreth 220 milionë euro nga Dogana. Do të thotë prej katër miliardë eurove të hyra të buxhetit të Republikës së Kosovës, tre miliardë vijnë në transaksionet që qytetarët bëjnë, akcizë, TVSH dhe Doganë që nënkupton që nuk është buxhet zhvillimor, por është buxhet i bazuar komplet në konsum”, ka shtuar Bajrami.

Bajrami ka kritikuar edhe mënyrën e shpërndarjes së mjeteve buxhetore. Sipas saj, nga 4.3 miliardë euro sa është buxheti, 1.4 miliardë euro janë paraparë për subvencione dhe transfere, ndërsa 1.1 miliardë euro për paga.

“Nëse e shohim nga perspektiva e të hyrave ne do të shohim se është një buxhet i bazuar në konsum sepse prej katër miliardë eurosh të hyra, dy miliardë janë parapa që të merren nga tatimi mbi vlerën e shtuar, 760 milionë nga akciza dhe janë rreth 220 milionë euro nga Dogana. Do të thotë prej katër miliardë eurove të hyra të buxhetit të Republikës së Kosovës, tre miliardë vijnë në transaksionet që qytetarët bëjnë, akcizë, TVSH dhe Doganë që nënkupton që nuk është buxhet zhvillimor, por është buxhet i bazuar komplet në konsum”, ka thënë ajo.

Ajo ka përmendur energjinë elektrike dhe inflacionin e lartë si dy nga problemet kryesore me të cilat po përballen qytetarët dhe bizneset.

“Problemet kryesore sot edhe siç e cekët ju janë energjia elektrike, furnizimi me energji elektrike edhe për ekonomitë familjare edhe për bizneset dhe gjithashtu është inflacioni i lartë”, ka thënë Bajrami.

Deputetja e LDK-së ka kritikuar gjithashtu Qeverinë për mungesën e masave fiskale lidhur me rritjen e çmimit të karburanteve, duke thënë se kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kostos së transportit dhe çmimeve të produkteve.

“Ne jemi vendi i vetëm ku Qeveria ka refuzuar ta ndërmarrë qoftë edhe një masë të vetme fiskale në raport me ngritjen e çmimit të karburantit e cila ka ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen e kostos së transportit për secalin product e në rritjen e çmimit për secalin produkt të cilin ne e ëprdorim, e konsumojmë, e importojmë apo e eksportojmë dhe kjo ka ndikuar te përkeqësimi apo tek vrafëria e shportës së konsumit”, ka deklaruar Bajrami.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë