Vendimi i Gjykatës së Tiranës: 5 muaj burg se nuk dilte nga krevati pa bërë seks

13.12.2015 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vendimi i Gjykatës së Tiranës: 5 muaj burg se nuk dilte nga krevati pa bërë seks

Julian C., një 33 vjeçar nga Tirana është deklaruar fajtor nga gjykata duke e dënuar me 5 muaj e 10 ditë burgim pasi ka hyrë në banesën e ish-të fejuarës së tij J.S, duke i thënë kësaj të fundit se nuk dilte nga shtëpia pa kryer marrëdhënie seksuale me të.
I pandehuri ka pasur nje histori dashurie me vajzën dhe më pas janë fejuar por pas disa vitesh ata janë ndarë. Kjo krisje ka sjellë reagimin e dhunshëm të Julian C., i cili në 1 korrik të 2015 rreth orës 9 të mëngjesit ka hyrë pa paralajmërim në banesën e shtetases J.S. Kjo e fundit ka qënë në shtëpinë e saj duke fjetur dhe ka dëgjuar kërcitjen e derës së dhomës së gjumit. Vajza është zgjuar e trembur dhe shikon që në dhomën e gjumit të saj kishte hyrë ish i fejuari i saj Julian C. E ka pyetur se çfarë kërkonte dhe i ka kërkuar të dalë jashtë, por ai ka i ka hyrë në krevat ku dhe i tha se nuk del nga shtëpia pa kryer marrëdhënie seksuale me të.

Kërcënimi me thikë

J.S i ka thënë të dalë nga shtëpia se është turp pasi midis tyre kishte përfunduar gjithçka, por ai nuk pranonte të dilte dhe ka tentuar t’i hiqte rrobat. Ajo e ka kundërshtuar me forcë duke e çjerrur nga fytyra dhe në një momet i është shkëputur nga ai dhe ka marrë një thikë në dorë duke i thënë se do të qëllonte ndaj të dilte nga shtëpia, por ai nuk pranonte duke i thënë se: “…po deshe më qëllo se unë nuk dal pa bërë seks me ty…”.

Në një moment Juliani ka shkuar në banjo dhe ajo ka hapur derën e shtëpisë, pasi ai e kishte mbyllur me shul nga brenda, ka dalë në oborr dhe e ka pritur përjashta. Juliani ka dalë përjashta dhe i ka thënë që të mos i tregonte kujt se çfarë ka ndodhur dhe kishte kërkuar që ta puthe edhe një herë si dhe e kishte porositur që të mos i tregonte njeriu se ai ishte aty. Vajza ka pohuar që të largohet dhe nuk ka shkuar për ta denoncuar pasi nuk donte të ngatërronte xhajat dhe vëllezërit në konflikt pasi prindërit nuk i ka. Ndërkohë pak ditë më pas teksa J.S. ishte duke pushuar në Dhërmi, Julian C. i është afruar dhe e ka pyetur se çfarë kërkonte aty, duke e goditur me shuplakë dhe marrë telefonin. Fill pas kësaj ngjarje e dëmtuara ka depozituar kallëzim penal kundër ish-të fejuarit për akuzën e “Përndjekjes”.

Ndjekja hap pas hapi

J.S. ka sqaruar në polici se ka rreth një muaj e gjysëm që përndiqet në mënyrë sistematike nga ana e shtetasit Julian C. Ka qenë prej 10 vjetësh e fejuar me shtetasin Julian C.

Ka rreth një muaj e gjysëm që kjo shtetase është ndarë me Julianin pasi kishin shumë mosmarrëveshje.

Për këtë ndarje janë vënë në dijeni të dy familjet e tyre dhe çdo gjë është bërë me pëlqimin e familjeve. I vetmi që nuk e pranoi këtë ndarje ishte Juliani, i cili që nga dita që janë ndarë ky person e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme duke e marrë shpesh në telefon, si dhe duke i dërguar një pafundësi sms ku pjesën më të madhe ajo nuk i ka lexuar fare pasi i fshinte sapo i vinte sms.

Gjatë kësaj kohe shtetasi Julian C, i shkonte çdo ditë tek stacioni i autobuzit duke e ndjekur nga prapa me kë shkonte tek puna kush e shoqëronte dhe me kë pinte kafe.

Rrahja

Pak ditë më pas teksa vajza J. S ishte duke pushuar në Dhërmi, Julian C. i është afruar dhe e ka pyetur se çfarë kërkonte aty, duke e goditur me shuplakë dhe marrë telefonin.

Ndjekja

Gjatë kësaj kohe shtetasi Julian C, i shkonte çdo ditë tek stacioni i autobuzit duke e ndjekur nga prapa me kë shkonte tek puna kush e shoqëronte dhe me kë pinte kafe.

Në krevat

E ka pyetur se çfarë kërkonte dhe i ka kërkuar të dalë jashtë por ai ka i ka hyrë në krevat.

http://shqiptarja.com

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Ymeri: Masat emergjente të Qeverisë për energjinë janë pa efekt, Ujmani ka 7.5 herë më pak kapacitet se B1

Ymeri: Masat emergjente të Qeverisë për energjinë janë pa efekt, Ujmani ka 7.5 herë më pak kapacitet se B1

Si ndikon alkooli në tru?

Si ndikon alkooli në tru?

10 këshilla të thjeshta që lidhja juaj të zgjasë

10 këshilla të thjeshta që lidhja juaj të zgjasë

Kapet një polic në Kllokot, IPK zbulon dyshimet e para për rastin

Kapet një polic në Kllokot, IPK zbulon dyshimet e para për rastin

Komuna e Prishtinës obligohet t’ia kthejë kompanisë Kosovatex mbi 1.29 milionë euro

Komuna e Prishtinës obligohet t’ia kthejë kompanisë Kosovatex mbi 1.29 milionë euro

Publikohet video-incizimi i Halil Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm

Publikohet video-incizimi i Halil Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm

Dhëndri i shefit të Prokurimit në Policinë e Kosovës u shpall fitues i tenderit 1.2-milionësh për autobusë, procedura u anulua pas dy vjetësh

Dhëndri i shefit të Prokurimit në Policinë e Kosovës u shpall fitues i tenderit 1.2-milionësh për autobusë, procedura u anulua pas dy vjetësh

IPK gjen mangësi serioze në ekzekutimin e urdhëresave të gjykatave në 13 stacione policore

IPK gjen mangësi serioze në ekzekutimin e urdhëresave të gjykatave në 13 stacione policore

Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë

Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë

Komuna e Podujevës blen pelet me negocim, nga 252 mijë euro, kontrata rritet në 312 mijë euro

Komuna e Podujevës blen pelet me negocim, nga 252 mijë euro, kontrata rritet në 312 mijë euro

14 ditë pasi premtoi rrënimin e ndërtimeve pa leje, komuna e Faton Pecit legalizoi mbi 2 mijë m² ndërtim dhe penthouse-in e ndërtuar kundërligjshëm nga BTP Construction

14 ditë pasi premtoi rrënimin e ndërtimeve pa leje, komuna e Faton Pecit legalizoi mbi 2 mijë m² ndërtim dhe penthouse-in e ndërtuar kundërligjshëm nga BTP Construction

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë