Silva mohon problemet me Neymarin

E publikuar: 30/06/2018 08:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Thiago Silva ka hedhur poshtë pohimet se ai ka pasur probleme me bashkëlojtarin e tij te Brazilit, Neymar.

Mbrojtësi i kombëtares së Brazilit kishte thënë se ai u ofendua nga Neymari gjatë ndeshjes ndaj Kosta Rikës.

Neymar dhe Valon Behrami, Foto: Getty Images

Sidoqoftë, Silva ka mohuar se ka probleme mes tij dhe sulmuesit teksa Brazili po bëhet gati për fazën eliminuese.

“Ka njerëz që flasin shumë, por unë kurrë nuk kam pasur asgjë kundër Neymarit”.

“Është një shaka që unë e kam bërë dhe gazetarët kanë folur keq”, u shpreh Silva.

Brazili përfundoi në krye të Grupit E dhe përballet me Meksikën të hënën.

Brazili ka shënuar dy fitore dhe një barazim deri tash në këtë Kampionat Botëror. /Telegrafi/