Klopp e konfirmon Arne Slotin si trajnerin e ri të Liverpoolit

E publikuar: 19/05/2024 21:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jurgen Klopp sot e pati ndeshjen e fundit të tij si trajner të Liverpoolit.

Trajneri gjerman e mbylli aventurën 9 vjeçare me fitore të pastër 2:0 ndaj Wolves, shkruan Gazeta Express.

E në fjalimin pas ndeshjes, Klopp e konfirmoi trajnerin e ri të Liverpoolit.

Ai bërtiti: “Arne Slot” bashkë me tifozët e skuadrës nga Merseyside.

Slot ka konfirmuar largimin nga Feyenoordi dhe sipas të gjitha gjasave, do të marrë drejtimin e Liverpoolit nga edicioni i ri.

VIDEO