Të enjten seancë për votimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare, s’ka kërkesë për shpërndarjen e Kuvendit

E publikuar: 20/05/2024 12:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se të enjten do të mbahet seancë e re, ku në rend dite do të jenë votimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Kusari-Lila ka thënë se seancë e re do të mbahet edhe seanca e re plenare.

“Të enjten do të mbahet vazhdimi i seancës, ku do të jenë votimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare. Ndërsa të premten do të mbahet seancë e re plenare. Nuk ka pasur kërkesë zyrtare për shpërndarjen e Kuvendit”, ka thënë Kusari-Lila.