Xherdan Shaqiri me të hyra marramendëse nga futbolli amerikan

E publikuar: 17/05/2024 22:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pagat e futbollistëve në futbollin amerikan, MLS, po vazhdojnë të kenë rritje.

Listës i bashkangjitet edhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili rënditet i katërti.

Ylli i Cicago Fire, Shaqiri ka të hyra vjetore prej 8,2 milionë dollarësh. Shuma përbëhet nga paga bazë prej 7,4 milionë dollarësh dhe kompensimi i garantuar prej 800 mijë dollarësh në vit.

Primatin e mbanë ekipi i Inter Miamit me pronar David Beckham,, të cilët ndajnë 42 milionë dollarë në vit. Gati gjysma e tyre ndahet për Lionel Messin.

I dyti në listë është Lorenzo Insigne i Torontos me 15,4 milionë dollarë, ndërsa Busquets është i treti me 8,8 milionë dollarë.

Të tjerët në listë janë Sebastian Driussi (6,7 milionë), Federico Bernardeschi (6,3 milionë), Emil Forsberg (6 milionë), Hector Herrera (5,2 milionë), Hany Mukhtar (5,2 milionë), Carles Gil (4,5 milionë).