Hovenier tregon arsyet e vizitës në Kosovë të zëvendësndihmës sekretares amerikane

E publikuar: 20/05/2024 13:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i ShBA-se, Jeffrey Hovenier, dhe Zv. Ndihmës Sekretarja e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick.

Ambasadori i ShBA-se, Jeffrey Hovenier, dhe Zv. Ndihmës Sekretarja e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick; Foto: Platforma X;

Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ka mirëpritur me kënaqësi zëvendësndihmës sekretaren, Nicole Chulick.

Ai, me anë të një postim në platformën X, ka theksuar se Chulick mbikëqyr zyrat e Evropës dhe Azisë Jugore/Qendrore në Byronë e Demokracisë, të Drejtave të Njeriut dhe Punës në Departamentin e Shtetit.

“Gjatë vizitës së saj, DAS Chulick do të fokusohet në çështje kritike për marrëdhëniet tona dypalëshe, duke përfshirë të drejtat e pakicave dhe të drejtat e njeriut në Kosovë”, ka thënë Hovenier.