Si femrat i kuptojnë mendimet e meshkujve rreth tyre

26.01.2016 08:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Si femrat i kuptojnë mendimet e meshkujve rreth tyre

Të panumërta janë rastet, kur gjatë komunikimit mes meshkujve e femrave, fjalët keqinterpretohen nga të dyja anët.

Është e paqëndrueshme bindja se vetëm femrat gënjejnë. Gënjejnë edhe meshkujt. Te të dyja palët shpesh ndodh që të shpejtojnë të sjellin përfundime të ndryshme duke filluar edhe imagjinatën e tyre, pas përgjigjeve të partnerit, e që në të vërtet s’ka të bëjë me realitetin fare.

Këshilltarja për çështje seksuale e”The Sun”, Sarah Hedley, duke dashur që t’i zhveshë dhe komentoj vetëm mendimet e meshkujve, për t’i bërë më të lehtë femrës që ta kuptoj botën e tij, thotë:

“Meshkujt janë sikurse një sapun i lagur, sa më tepër që përpiqeni ta shtrëngoni, aq më shumë rrëshqet nga dora. Në ato çaste ai ndjen se i zihet fryma dhe e humb lirinë e tij, hapësirën dhe automatikisht fillon të ikë.” Këtë, sipas Sarah Hedley, më së miri mund ta kuptoni nëse i analizoni thëniet e meshkujve gjatë bisedave me ata.

Komunikimi

Në të shumtën e rasteve meshkujt në komunikimet e tyre me femrat, një gjë e thonë e një gjë tjetër në realitet e mendojnë. Për të qenë e suksesshme në pushtimin dhe mbajtjen e mashkullit që e doni, analizoni me kujdes fjalët që i thotë duke mos i lejuar në anën tjetër imagjinatës tuaj që të krijoj fotografi joreale në kokë.

Kur mashkulli thotë se nuk ka kohë të mjaftueshme dhe se vërtet është i zënë me punë, atëherë në raste të shpeshta ai mendon, “Nëse paraqitem se jam i zënë me punë, do të fitoj pak hapësirë dhe ajo do të përpiqet që diku tjetër të kërkoj argëtim”.

Nëse mashkulli ju thotë: Do të telefonoj më vonë, mos e lini me kaq. Nëse më vonë nuk ju ka thirrur, provoni ju ta telefononi. Në çastin kur duhet ta telefonojnë një vajzë, meshkujt hasin në shumë pengesa psikike. Këtë nuk duhet ta merrni seriozisht ngaqë aftësia e koncentrimit te meshkujt është e kufizuar për këto gjëra. Nëse gjithsesi dëshironi t’ju lajmërohet, duhet të përpiqeni t’i leni diçka në kujtesë të tij, që vazhdimisht do ta përkujtoj në ju.

Kërkesat

Nëse dëgjoni që një mashkull ju thotë: “Më duhet pak hapësirë”, atëherë me seriozitet duhet ta kuptoni këtë theksim të tij.

Në të vërtet me atë thënie ai dëshiron që në mënyrë pak më njerëzore t’ju thotë: “Pse nuk zhdukesh diku larg syve të mi së paku për një kohë”.

Sarah thotë se meshkujve në të vërtet nuk ju duhet hapësira, ngaqë kur ata e fitojnë atë hapësirë të kërkuar, nuk dinë dhe nuk kanë me çfarë ta mbushin. Kudo në atë hapësirë të tyre mund të shohësh kanaçe të birrave, kuti picash, konserva etj… Për këtë, është mirë që kur të dëgjoni diçka të tillë, të zhdukeni pak me një krenari, dhe t’i leni hapësirë që ai të kuptoj se ka gabuar rëndë. Në shumë raste, sapo të kuptoj këtë, ai do të vrapoj.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)