Ronaldo pëlqen videon e berberit shqiptar në “Instagram”

E publikuar: 02/05/2016 10:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, i ka dhënë një pëlqim në “Instagram” një berberi shqiptar me emrin Sebastian Lushaj.

Shkak është bërë një video ku shfaqet një djalosh i qethur nga berberi me imazhin e “CR7”-ës.

Lushaj pretendon se pëlqimi ka ardhur nga profili zyrtar i portugezit, një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave.

Berberi Sebastian Lushaj është bërë i njohur më parë për artin e tij në të qethur, pasi ka portretizuar më parë imazhin e personazheve të njohur si Sali Berisha, Edi Rama, Noizy, Sinan Hoxha, etj.