E mbushi CV me “bla bla bla”, ndërmarrja punëson të riun

E publikuar: 16/01/2016 10:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Momenti është mbreti”, shkruante D’Annunzio. Këtë pashkruar edhe Julien Chorier, 24-vjeçari francez i diplomuar për menaxhjin që është marrë në në punë nga ndërmarrja “Alumnforce” pasi kishte dërguar jetëshkrimin e tij të mbushur plot me … ‘bla bla bla’.

Huffington Post në gjuhën franceze ka sjellë edhe këtë rast.

“Isha i lodhur duke shkruar gjithmonë të njëjtat gjëra, në të njëjtën letër duke e dërguar për të gjetur punë”, ka thënë Julien i cili ishte diplomuar shkëlqyeshëm në Shkollën e Biznesit në Bordo.

Ai nisur të kërkonte punë menjëherë sapo kishte përfunduar studimet.

Atëherë i kishte ardhur edhe ideja: “Së bashku me një mik arritëm në konkluzionin se ndërmarrjet nuk e shpenzojnë kohën duke lexuar çdo letër që u shkon, e prandaj e bëmë jetëshkrimin ashtu”.