Drita fiton mbi një milion euro në garat evropiane

E publikuar: 30/06/2018 09:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kampioni i Kosovës në futboll, Drita ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare.

Gjilanasit kanë arritur të kalojnë me sukses turin para eliminator në Gjiblartar pas kanë marrë dy fitore të mëdha.

Drita në gjysmëfinale mposhti ekipin nga Andorra Santa Coloma me rezultat 0-2, ndërsa pas 120 minutave në finale triumfoi ndaj skuadrës vendase nga Gjiblartari Lincoln Red Imps 1-4.

Bardh e kaltërtit tani do të luajnë në turin e parë të Ligës së Kampionëve ku takohen me gjigantin suedez Malmo.

E këto suksese kanë mbushur edhe arkat e klubit kampion të Kosovës.

Si kampion i Kosovës, Drita ka marrë nga UEFA shumën e 260 mijë eurove.

Vetëm për pjesëmarrjen në turin para eliminator të Ligës së Kampionëve, Drita ka fituar 230 mijë euro.

Kualifikimi në turin e parë i ka sjellë Dritës edhe 280 mijë euro të tjera.

Por dueli me Malmon duket tejet i vështirë edhe pse i pamundur.

Në rast se eliminohet Drita atëherë do të luaj në Ligën e Evropës ku do të marrë edhe 260 mijë euro tjera bonuse nga UEFA.

Kësisoj fitimet minimale të Dritës nga garat evropiane pritet të kalojnë shumën e një milionë eurove, që është rekord deri më tani për një skuadër në Kosovë. /Telegrafi/