Përdorni limonin për të shëruar dhimbjet në gjunjë

E publikuar: 17/09/2016 09:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dhimbjet në gjunjë janë dukuri e shpeshtë dhe prek njerëzit e të gjitha moshave. Mund të shfaqet si pasojë e lëndimeve apo nga artriti. Shërimi dallon varësisht shkaktarit. Dhimbja e befasishme në gjunjë nuk do të thotë vizitë të menjëhershme te mjeku, por mund ta shëroni me ilaçin natyral, si ky këtu me limon, transmeton gazeta Kosova Sot.

PËRBËRËSIT:

1-2 limonë; Vaj susami;

PËRGATITJA DHE PËRDORIMI:

Qëroni limonin në pjesë të vogla. Copat i vendosni në leckë prej pambuku dhe i futni në vajin e susamit. Leckën e vendosni në hapësirën ku ndjeni dhimbje dhe e mbani për 5 deri 10 minuta. Bëjeni këtë dy here në ditë derisa dhimbja të zhduket. Po ashtu, konsumimi i lëngut të limonit në një gotë me ujë të ngrohtë në orët e mëngjesit, ndikon pozitivisht ndaj këtij problemit. Limoni është i pasur me vitamina dhe minerale, si vitamina C, A, B1, B6, magnez, pektinë, acid folik, fosfor, kalcium dhe kalium. Sasia e madhe me kalcium dhe vitamina C ndihmon në përmirësimin e gjendjes së eshtrave dhe parandalon sëmundjet që ndërlidhen me eshtrat si osteoporoza, artriti reumatoid.

(Kosova Sot)