Ushtruesja e detyrës së kryetarit të PDK-së, Vlora Çitaku ka njoftuar se ka marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë në Prishtinë.
Çitaku, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka thënë se dhjetë vjet pas marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, duhen përparim nga Kosova dhe hapa konkretë nga BE-ja.
“Sukseset më të mëdha i kemi arritur me koordinim transatlantik. Kosova në BE, NATO dhe OKB mbetet vizioni ynë kombëtar i pandryshueshëm”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Kosova, me SHBA-në dhe BE-në, drejt një të ardhmeje të sigurt euroatlantike. Këtë theksova në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë në Prishtinë, duke nënvizuar rëndësinë e kohezionit të brendshëm.
Dhjetë vjet pas Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, duhen përparim nga Kosova dhe hapa konkretë nga BE-ja.
Sukseset më të mëdha i kemi arritur me koordinim transatlantik. Kosova në BE, NATO dhe OKB mbetet vizioni ynë kombëtar i pandryshueshëm!
































