Ekonomi

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

19.05.2026 10:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

40 milionë euro është shuma që, sipas vendimit të Gjykatës Komerciale të Kosovës, Dhomat e Shkallës së Parë, që KESCO do të detyrohet t’ia paguajë Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), në kuadër të një kontesti për mos përmbushje të obligimeve për faturat e energjisë elektrike për periudhën janar, shkurt dhe mars 2025, raporton Infosot.

Gjykata ka refuzuar si të pabazuar prapësimin e KESCO-s ndaj urdhrit përmbarimor të lëshuar më herët, duke lënë në fuqi vendimin për ekzekutimin e pagesës në bazë të faturave të paraqitura si dokumente të besueshme.

Sipas vendimit, përmbarimi është lejuar mbi bazën e tre faturave të energjisë elektrike, të cilat gjykata i ka vlerësuar si të rregullta dhe të vlefshme për ekzekutim. Në arsyetimin e saj, gjykata thekson se faturat përmbushin kushtet ligjore, pasi përmbajnë të dhënat e palëve, sasinë e energjisë së furnizuar, çmimin dhe afatet e pagesës, si dhe janë pranuar nga debitori përmes mekanizmave të brendshëm të kompanisë.

KESCO kishte kundërshtuar urdhrin përmbarimor duke pretenduar se dokumentet mbi të cilat është bazuar kërkesa nuk janë të vlefshme dhe se komunikimet elektronike dhe pranimi i tyre nuk përfaqësojnë detyrim juridik. Po ashtu, kompania kishte kërkuar ekspertizë teknike dhe grafologjike për të vërtetuar autenticitetin e dokumenteve dhe komunikimeve.

Megjithatë, gjykata i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke vlerësuar se komunikimet elektronike dhe procesi i konfirmimit të të dhënave përmes zyrtarëve të kompanisë dëshmojnë dijeninë dhe dakordimin paraprak për furnizimin dhe çmimin e energjisë. Sipas gjykatës, këto elemente e bëjnë faturën dokument të besueshëm dhe të përmbarueshëm.

Gjykata ka konstatuar gjithashtu se KESCO nuk ka ofruar prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet e saj dhe nuk ka iniciuar procedura të tjera ligjore për të kundërshtuar autenticitetin e dokumenteve të pretenduara.

Në vendim theksohet se urdhri përmbarimor mbetet në fuqi dhe se prapësimi i KESCO-s refuzohet në tërësi, duke i hapur rrugë ekzekutimit të detyrimit financiar ndaj KEK-ut.

Vendimi i gjykatës së shkallës së parë mund të ankimohet në Dhomën e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale të Kosovës brenda afatit ligjor prej shtatë ditësh.

Gjykata Komerciale, aktygjykimi KESCO vs KEK (Dokument)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vetëm dy javë na ndajnë nga ‘Sunny Hill Festival 2026’, nis numërimi mbrapsht për spektaklin më të madh muzikor në Kosovë

Vetëm dy javë na ndajnë nga ‘Sunny Hill Festival 2026’, nis numërimi mbrapsht për spektaklin më të madh muzikor në Kosovë

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton për takimet e Hoxhës në DASH: Diskutime për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton për takimet e Hoxhës në DASH: Diskutime për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin

Hoxhaj: Kosova po izolohet, Serbia po thellon bashkëpunimin strategjik me SHBA-në

Hoxhaj: Kosova po izolohet, Serbia po thellon bashkëpunimin strategjik me SHBA-në

Haziri: Pa LDK-në nuk ka zgjidhje, rikthimi i madh ndodh me marrëveshje politike

Haziri: Pa LDK-në nuk ka zgjidhje, rikthimi i madh ndodh me marrëveshje politike

Konjufca i kërkon BE-së dënim të deklaratave të ministres serbe për “spastrim etnik” në Kosovë

Konjufca i kërkon BE-së dënim të deklaratave të ministres serbe për “spastrim etnik” në Kosovë

Aksioni në Gjilan e Viti për shmangie tatimi, Policia me institucione të tjera inspektojnë 35 auto-parkingje

Aksioni në Gjilan e Viti për shmangie tatimi, Policia me institucione të tjera inspektojnë 35 auto-parkingje

Miftaraj: E pakuptimtë të emërohen ministra të rinj kur me Qeverinë e re do të ketë emërime të reja

Miftaraj: E pakuptimtë të emërohen ministra të rinj kur me Qeverinë e re do të ketë emërime të reja

Serwer: Po ta kishte Vuçiq vetëm një qelizë në trupin e tij që s’pajtohet me Paunoviç do ta shkarkonte

Serwer: Po ta kishte Vuçiq vetëm një qelizë në trupin e tij që s’pajtohet me Paunoviç do ta shkarkonte

Arrestohen tre persona, dyshohen se tentuan të shesin me dokumente të falsifikuara një pronë prej 1.55 milion eurosh

Arrestohen tre persona, dyshohen se tentuan të shesin me dokumente të falsifikuara një pronë prej 1.55 milion eurosh

Kongresisti amerikan Torres: Deklarata e ministres serbe Paunovic një përqafim i hapur i gjenocidit ndaj shqiptarëve

Kongresisti amerikan Torres: Deklarata e ministres serbe Paunovic një përqafim i hapur i gjenocidit ndaj shqiptarëve

Bordi zgjedh Zana Spahiun, Drejtoreshë të Përgjithshme të RTK-së

Bordi zgjedh Zana Spahiun, Drejtoreshë të Përgjithshme të RTK-së

Kurti emëron Enver Dugollin zëvendësministër të parë të Punëve të Brendshme

Kurti emëron Enver Dugollin zëvendësministër të parë të Punëve të Brendshme

Me rekomandim të ZKA-së, largohen nga puna 20 zyrtarë të MMPH-së, pjesë e ish-“Mbrojtjes Civile”

Me rekomandim të ZKA-së, largohen nga puna 20 zyrtarë të MMPH-së, pjesë e ish-“Mbrojtjes Civile”

FSK pjesë e konferencës ndërkombëtare për aviacionin ushtarak

FSK pjesë e konferencës ndërkombëtare për aviacionin ushtarak

Instituti i Shëndetit Publik del me rekomandime për qytetarët se si të shmangin helmimin nga ushqimi gjatë verës

Instituti i Shëndetit Publik del me rekomandime për qytetarët se si të shmangin helmimin nga ushqimi gjatë verës