A po shkon shteti drejt falimentimit?!

25.02.2016 22:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
A po shkon shteti drejt falimentimit?!

Florim Zeqa
Përveq krizës së thellë politike në të cilën është katandisur vendi, shtetin e Kosovës e kanë mbërthyer edhe kriza financiare dhe morale njikohësisht,…të gjitha së bashku janë pasojë e keqqeverisje dhe mungesës së zhvillimit ekonomik për një kohë të gjatë.
Si pasojë e moszhvillimit ekonomik, në shtetin e varfër, të politikanëve të pasur, i vetmi burimi i vetëm mbushjes se arkës shtetërore janë të “vjelurat” në dogana, gjobat në komunikacion dhe tatimpaguesit e bizneseve të vogla, e themë kështu, për faktin e thjeshtë se biznesmenët e mëdhenjë, përveqse e fusin mallin e padoganuar, në të shumtën e rasteve u ikin e obligimeve që kanë ndaj shtetit përmes formave të ndryshme të korruptimit të zyrtarëve shtetëror dhe lidhjeve të fuqishme me boset e politikës.
Një shtet pa industri dhe bujqësi të zhvilluar, siq është Kosova, e ka të vështirë të qendroj në këmbet e veta. Varësia nga importimi edhe i gjërave më elementare për jetë siq janë; mielli, produket e qumshtit dhe produktet tjera deficitare për jetë, e deshmojnë mjaftueshëm gjendjen e mjeruar të shtetit tonë.
Edhe pse Kosova i ka të gjitha mundësitë zhvillimore nga resurset e shumta natyrore, pasuritë mbitokësore dhe nëntokësore, burime të shumta ujore, që mund të jenë bazë edhe për burime energjetike,…Kosovës nuk i mungojnë as burimet e naftës dhe gazit natyror, i dalur “vullnetarisht” në sipërfaqe disa javë më parë, pasatj pikat e shumta turistike, që me një përkujdesje krejt të vogël të institucioneve tona, do të ishin shndrruar në objekt i të hyrave materiale në buxhetin e shtetit.
Por, përkundr këtyre mundësive të shumta, Kosovës është duke i munguar kultura qeverisëse dhe shtetndërtuese, vizioni i qartë kombëtar për të ardhmën prosperuese të kombit tonë.
Injorimi dhe anashkalimi i vlerave në të dyja shtetet shqiptare dhe nga të gjitha subjektet politike shqiptare në trojet etnike, ka bërë që sot të kemi një klasë kusarësh politik, një klasë të dobët dhe të shëmtuar siq e kam zakon t’i quaj një pjesë të politikës në torjet shqiptare.
Kësaj klase politike i mungon dashuria ndaj atdheut dhe popullit të vet. Në vend që të punojnë ditë e natë për mirëqenjen e popullit, bashkatdhetarëve të tyre,…këta ditë e natë rropën e ç’rropën e gjithë pasurinë shoqërore duke shkatërruar shtetin për interesa meskine, për privilegje personale që ua garanton keqpërdorimi i pushtetit!
Pjesa tjetër e politikës (opozita) për të ardhur deri të gjahu (pushteti) janë të gatshëm të shkatërrojnë shtetin dhe ardhmërinë e shumë gjeneratave.
Të gjithë së bashku, pa dallime të mëdha, pushtetarët dhe opozita me veprimet e tyre janë duke e dërguar shtetin e ri të Kosovës drejtë shkatërrimit dhe falimentimit total.
Veprimet kapriçioze të liderëve të kësaj klase politike, po e dëshmojnë çdo ditë e më shumë se, “lufta” në mes tyre nuk po bëhet për të mirën e popullit, por vetëm për pushtet dhe privilegje personale.
Kjo klasë e injorantëve dhe analfabetëve politik, ua ka gërditë jetën në këtë vend të gjithë njerëzve të ndershëm, e në veqanti intelektualëve të mirëfillt, përderisa intelektualët nga Diaspora, ajkën e trurit kombëtar, e trajtojnë me përbuzje të paparë gjatë vizitave në vendlindje. Në vend të ofrimit të kushteve dhe mundësive për angazhim në jetën politike, i trajtojnë si njerëz të pavlerë,…duke i shiquar vetëm si objekt të plaçkitjes legale institucionale duke ua ofruar “mundësinë” e përshpejtimit të nxjerrjes së dokumenteve në këmbim të shumave enorme të parave për nxjerrjen e një dokumenti personal, duke filluar nga çertifikatat, letërnjoftimet e deri tek pasaportat,…për t’i bërë kështu mërgimtarët që aq shumë kontribuan për lirinë e vendit të tyre, ta mallkojnë atë gjatë kthimit në vendet europërëndimore.
Përfundimisht shtrohet pyetja, a është duke shkuar shteti i Kosovës drejt progresit apo falimentimit me këtë klasë politike ?!

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Mbi 200 milionë euro në ekonomi, frymëmarrje sociale apo inflacion i ri?

Shqiptarët modernë dhe burimet e ujit

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën