Opinione

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

26.06.2026 20:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Nga Shenoll Muharremi

Energjia është dështimi më i madh dhe më thelbësor i qeverisë së LVV-së. Saktësisht përmes energjisë është goditur drejtpërdrejt fuqia blerëse e familjeve kosovare. Kur rryma shtrenjtohet, çdo produkt dhe çdo shërbim shtrenjtohet. Me të njëjtat të ardhura, qytetarët blejnë më pak dhe jetojnë më keq.

Nga kjo është stimuluar edhe largimi nga Kosova. Gjatë viteve ’20-ta, kemi me qindra mijëra të rinj që janë larguar. Nuk ikin njerëzit vetëm për paga më të larta, por edhe sepse ekonomia po bëhet gjithnjë e më pak konkurruese dhe perspektiva gjithnjë e më e zbehtë.

Bizneset tona janë gjunjëzuar, sepse energjia, si produkti më strategjik i çdo ekonomie, është bërë shumë më e shtrenjtë. Madje, bizneset më të mëdha, që përbëjnë rreth 50% të ekonomisë së Kosovës, janë larguar nga rrjeti universal, aty ku energjia e prodhuar në Kosovë blihet më lirë. Sot ato paguajnë rreth 4-5 herë më shumë për energji. Si rezultat, produktet tona bëhen më të shtrenjta, eksportet më pak konkurruese dhe ekonomia jonë humb terren ndaj ekonomive të rajonit.

Energjia është siguri kombëtare. Është ndër shtyllat kryesore të sovranitetit të një shteti. Pa energji të mjaftueshme dhe të përballueshme nuk ka ekonomi të fortë, nuk ka industri konkurruese, nuk ka financa të shëndosha dhe, në fund, nuk ka as kapacitet për ta mbrojtur shtetin. Ndërkohë, importet masive dhe kostot e larta të energjisë kanë ushqyer inflacionin dhe kanë çuar çmimet në nivele astronomike.

Kosova nuk është në situatë që të zgjedhë vetëm një burim energjie. Kosovës i duhen të gjitha burimet që janë të realizueshme… qymyri, era, dielli, gazi nëse është i mundshëm dhe çdo alternativë tjetër serioze. Sa më shpejt, aq më mirë.

Kosova duhet të bashkëpunojë ngushtë me SHBA-në, jo vetëm si partneri ynë më strategjik, por edhe si bashkëhistorik i lirisë, pavarësisë, ruajtjes së kufijve dhe sovranitetit tonë. Njëkohësisht, duhet të bashkëpunojë edhe me Kinën për teknologjinë solare, sepse aty gjenden çmimet më konkurruese dhe kapacitetet më të mëdha prodhuese në botë. Në energji nuk ka vend për ideologji; ka vend vetëm për interes shtetëror.

Ata që kanë refuzuar ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, ata që e kanë lënë Kosovën nën mëshirën e tregtarëve të energjisë, janë përgjegjës për një nga dëmet më të mëdha ekonomike të viteve të fundit. Ata ua kanë rritur disa herë çmimin e rrymës qytetarëve dhe bizneseve, ndërsa kanë importuar energji me vlerë deri në një miliardë euro, me çmime mesatare rreth pesë herë më të larta sesa kostoja e prodhimit në KEK. Këto nuk janë vetëm gabime politike. Janë dëme gjeneracionale.

Po të kishin kosovarët një pasqyrë më të plotë të asaj që ka ndodhur në sektorin e energjisë gjatë viteve të fundit, vështirë se kjo qeveri do të merrte ndonjëherë mbështetje prej rreth 50%. Është e vështirë të votosh ata që të kanë varfëruar dhe që ua kanë bërë largimin nga vendi alternativën më tërheqëse për fëmijët e tu.

Nga kjo qeveri nuk pritet asnjë kthesë serioze në sektorin e energjisë. E kanë dëshmuar vazhdimisht se janë njëkohësisht të pazotë dhe të dëmshëm për energjinë, ekonominë dhe bizneset.

Madje, nuk ka mbetur as hapësirë për dialog të civilizuar e përmbajtësor. Nuk ka vullnet as për të dëgjuar, as për të kuptuar. Kjo qasje do të vazhdojë deri në humnerë. E kur një ditë të mos jenë më në qeveri dhe të mos vendosin më për Kosovën, mund të jetë tepër vonë për ta rikuperuar dëmin që i është bërë sektorit më strategjik të shtetit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serwer: Kosova e ka forcuar pozitën ndërkombëtare duke marrë pjesë në Bordin e Paqes, koordinohuni me BE e SHBA për dialogun

Serwer: Kosova e ka forcuar pozitën ndërkombëtare duke marrë pjesë në Bordin e Paqes, koordinohuni me BE e SHBA për dialogun

Bordi i Paqes njofton për pjesëtarë tjerë të FSK’së që i bashkohen përpjekjeve për sigurinë në Gaza

Bordi i Paqes njofton për pjesëtarë tjerë të FSK’së që i bashkohen përpjekjeve për sigurinë në Gaza

Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE