Lajmet

Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton ndihmën financiare për personat me autizëm dhe sindromën Down

27.11.2026 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton ndihmën financiare për personat me autizëm dhe sindromën Down

Me 38 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar propozim-vendimin për mbështetje financiare për fëmijët dhe të rriturit me autizëm dhe sindromën Down.

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale, në kryeqytet, Adelina Sahiti, ka bërë të ditur se mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në llogaritë bankare të prindërve, përkatësisht të nënave.

Ajo ka sqaruar se mbështetja do të përcaktohet në bazë të të ardhurave mujore të ekonomisë familjare.

Sipas saj, familjet me të ardhura deri në 1 mijë e 200 euro do të përfitojnë nga 200 euro në muaj, ndërsa ato me të ardhura mbi këtë shumë do të mbështeten me nga 150 euro në muaj.

“Mjetet do t’ju dalin direkt prindërve. Më saksisht nënës. Tjetra, të ardhurat e prindërve e bën një ndryshim përsa i përket shkallëzimit, duke pasur parasysh të gjitha këtu që i diskutuam të ardhurat e prindërve deri në 1200 euro do të mbështesim këto ekonomi familjare pra, prindërit do të mbështesen me 200 euro. Ndërsa ata që i kanë mbi 1200 euro mesataren e pagës mujore në familje të tyre, do të mbështeten me 150 euro çdo muaj”, deklaroi Sahiti.

Sahiti ka bërë të ditur se janë ndryshuar edhe disa nga kriteret e aplikimit. Është hequr kërkesa për vlerësimin nga psikologu, ndërsa gjatë aplikimit fëmija duhet të shoqërohet nga prindi vetëm një herë.

Po ashtu, është hequr kriteri për licencën e ofruesit të shërbimeve, pasi mjetet do të kalojnë drejtpërdrejt në llogaritë e prindërve.

“Tek kriteret e kualifikimit dhe të dokumentacionit të nevojshëm, përveç dokumentacionit apo mjekësor që diagnoza vetëm nga vlerësimi mjekësor që merret një për një fëmijë në të dyja kategoritë, dhe për edhe për Doën syndrome dhe për autizëm, vendosëm që vlerësimi fillestarë i  fëmijës, kjo e larguam dhe thamë që aplikimi i fëmijës, gjatë aplikimit fëmija do të jetë i shoqëruar nga prindërit. Vetëm një herë do të jetë, absolutisht. Dhe të tjera të vazhdojnë të mbesin valide, përveçse licenca e ofruesit të shërbimeve dhe këtë kemi vendosur ta largojmë meqë paratë do të dalin në llogarinë e prindërve”, tha Sahiti./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Gazetari kroat për ushtarët serbë në Prishtinë: Të çarmatosur e nën shoqërimin e NATO-s, siç i ka hije një ushtrie të mundur

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti thotë se tash me institucione të plota Plani i Rritjes do të implementohet me shpejtësi

Samiti i Tiranës, Kurti: Serbia po bllokon interkoneksionin elektrik Kosovë–Serbi, BE-ja të ndërhyjë

Kosovën e pret mot i ftohtë në fundjavë, parashihen reshje shiu dhe bore

Kos paralajmëron anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në 2030, Rama: Duam maksimumin e detyrave

Kos paralajmëron anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në 2030, Rama: Duam maksimumin e detyrave

Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton ndihmën financiare për personat me autizëm dhe sindromën Down

Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton ndihmën financiare për personat me autizëm dhe sindromën Down

Presidentja kosovare – homologes sllovene: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Kurti: Kosova e meriton statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

Picula nuk sheh shpresë për ndryshim në Serbi: Beogradi vazhdon me narrativën e viteve 90-ta

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Shiroka Pula: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor s`mund të jetë selektiv, Kosova kërkon barazi dhe trajtim të drejtë

Maqedonci: Gati 500 milionë euro investime në armatim dhe pajisje për FSK-në, kemi përmbyllur rekrutimin e planifikuar deri më 2028

Marta Kos publikon shifrat: Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë miliona euro nga Plani i Rritjes

Marta Kos mesazh nga Tirana: Në Kosovë i dashur Albin, do flasim sesi të fitoni më shumë fonde nga BE

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Martens e nënçmon keq Vuçiqin: Kështu si janë gjërat, Studentët e mposhtin me një bisht fshese si kandidat për president