Historia e trishtë e gruas të cilës burri i’a preu hundën

30.01.2016 22:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Historia e trishtë e gruas të cilës burri i’a preu hundën

Reza Gul nga Afganstani si shumë gra nëpër botë, nuk do e harrojë kurrë ditën e dasmës së saj.

Mirëpo për dallim nga shumica prej grave në këtë botë që ditën e dasmës së tyre e shohin si ditën më të lumtur të jetës, sepse më në fund bashkohen me shpirtin binjak, për Gul ishte pikërisht e kundërta, transmeton Klan Kosova.

Ajo ishte detyruar që të martohet me një burrë totalisht të panjohur për të, pasi familja e kishte shitur për shtatë mijë dollarë. Në atë kohë Gul ishte vetëm 14 vjeçare.

“Isha shumë e frikësuar”.

“Nuk dija asgjë për atë njeri. Unë madje nuk dija asgjë për dashuri”.

Babai i saj kishte menduar se martesa do i’a siguronte të ardhmen dhe paratë e fituara nga shitja e saj do ta ndihmonin familjen e varfër.

Mirëpo, burrit të saj menjëherë filloi ta abuzojë atë.

“Kam qarë tërë natën. Dëshiroja ta vrisja”, tha nëna e saj Zorghana, duke kujtuar ditën kur mësoi se ai e kishte rrahur.

Por Gul do të vuante nga abuzimet e tij edhe për gjashtë vite të tjera.

Rrahje, djegie me hekur të nxehtë – e madje edhe rrahje të vajzës së tyre, Aqila, që tani është 18 muajshe.

Por një ditë jeta e saj u bë kryefjala e medieve ndërkombëtare.

Burri i saj i zemëruar se ajo kishte guxuar që ta sfidonte atë duke dashur të kthehet tek prindërit e saj, e detyroi të hypë mbi një motoçikletë dhe u betua se do i’a priste hundën si dënim.

“I thash atij që më mirë më vrit”, shprehet Gul me sy të përlotur teksa qëndronte e shtrirë në spital.

Burri i saj nuk hezitoi dhe e rrahu deri në gjymtim.

Ai e hodhi hundën e saj në tokë, dhe u përpoq që ta vriste.

Arsyeja e vetme që ajo nuk vdiq ështe se pistoleta e tij ngeci, kështu duke i dhënë asaj mundësi që të bërtiste për ndihmë.

Ai iku përpara se ta kapnin e ende është në arrati. Sipas Gul, babai i saj është duke i përpjekur me mish e me shpirt që ta gjej atë e ta sjellë përpara drejtësisë.

Barbaria që burri i saj i ka shkaktuar Reza Gul ka tronditur gjithë botën por fatkeqësisht Gul është prapë vetëm dhe frikësohet se burri i saj një ditë do e kryejë punën që e la përgjysmë.

“Talibanët nuk do të më mbrojnë mua”

“Luftëtarët talibanë e kishin detyruar atë që të mbajë Kur’anin në dorë e të betohet që nuk do të më lëndojë, mirëpo ai prapë e kishte bërë”, u shpreh Gul.

Ajo thotë se nuk dëshiron të ketë më punë me burrin e saj, dhe dëshiron të jetojë pa dhunë.

“Dua të jetojë pjesën time të jetës me një njeri të mirë. Dëshiroj që të kënaqem me jetën time”.

Mirëpo për fat të keq ky nuk është rasti i vetëm kur një grua gjymtohet e madje rrihet për vdekje nga burrat në Afganistan, por Reza Gul është një nga të vetmet që ka guxuar të flas.

Sipas OKB-së, Afganistani është një nga vendet më të këqija për gra.

Dhuna ndaj grave vazhdon të jetë në numër alarmant sikurse shqetësues janë edhe martesat e fëmijëve dhe analfabetizmi.

nana

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Ymeri: Masat emergjente të Qeverisë për energjinë janë pa efekt, Ujmani ka 7.5 herë më pak kapacitet se B1

Ymeri: Masat emergjente të Qeverisë për energjinë janë pa efekt, Ujmani ka 7.5 herë më pak kapacitet se B1

Si ndikon alkooli në tru?

Si ndikon alkooli në tru?

10 këshilla të thjeshta që lidhja juaj të zgjasë

10 këshilla të thjeshta që lidhja juaj të zgjasë

Kapet një polic në Kllokot, IPK zbulon dyshimet e para për rastin

Kapet një polic në Kllokot, IPK zbulon dyshimet e para për rastin

Komuna e Prishtinës obligohet t’ia kthejë kompanisë Kosovatex mbi 1.29 milionë euro

Komuna e Prishtinës obligohet t’ia kthejë kompanisë Kosovatex mbi 1.29 milionë euro

Publikohet video-incizimi i Halil Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm

Publikohet video-incizimi i Halil Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm

Dhëndri i shefit të Prokurimit në Policinë e Kosovës u shpall fitues i tenderit 1.2-milionësh për autobusë, procedura u anulua pas dy vjetësh

Dhëndri i shefit të Prokurimit në Policinë e Kosovës u shpall fitues i tenderit 1.2-milionësh për autobusë, procedura u anulua pas dy vjetësh

IPK gjen mangësi serioze në ekzekutimin e urdhëresave të gjykatave në 13 stacione policore

IPK gjen mangësi serioze në ekzekutimin e urdhëresave të gjykatave në 13 stacione policore

Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë

Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë

Komuna e Podujevës blen pelet me negocim, nga 252 mijë euro, kontrata rritet në 312 mijë euro

Komuna e Podujevës blen pelet me negocim, nga 252 mijë euro, kontrata rritet në 312 mijë euro

14 ditë pasi premtoi rrënimin e ndërtimeve pa leje, komuna e Faton Pecit legalizoi mbi 2 mijë m² ndërtim dhe penthouse-in e ndërtuar kundërligjshëm nga BTP Construction

14 ditë pasi premtoi rrënimin e ndërtimeve pa leje, komuna e Faton Pecit legalizoi mbi 2 mijë m² ndërtim dhe penthouse-in e ndërtuar kundërligjshëm nga BTP Construction

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë