Është përmendur disa herë që soda e bukës ka përdorime të shumta duke filluar nga përdorimi në kuzhinë, në trajtimet kozmetike e deri tek metodat alternative për trajtimin e disa sëmundjeve. Soda është e njohur ndryshe si bikarbonat natriumi, një kompleks kimik kristalor që ka shije të kripur dhe alkaline.
Kur kombinohet me ujë, soda e bukës vepron si antacid dhe mund të përdorte për trajtimin e reaksioneve alergjike. Uji me sodë ka një sërë përfitimesh të tjera shëndetësore si mbron pankreasin, mbron veshkat etj. Njerëzit të cilët kanë çrregullime në veshka kanë nivele të ulëta bikarbonat, një gjendje e njohur si acidoza metabolike. Sipas një studimi të bërë nga dr Thomas P. Kennedy, u konstatua se uji me sodë kishte veti shumë të mira në trajtimin e sëmundjeve të veshkave.
Në studim u përfshinë 134 pjesëmarrës që vuanin nga sëmundjet e avancuara të veshkave. Soda e bukës rezultoi shumë pozitive në trajtimin e sëmundjeve të veshkave, por natyrisht që duhej të përdorej në sasi të vogla të konsiderueshme. Sipas dr Magdi dozat e sodës duhet të kontrollohen dhe duhet të monitorohen nga një mjek. Kështu që nese ju doni të përdorni këtë metodë për trajtimin e sëmundjeve të veshkave duhet të konsultoheni me mjekun tuaj, pasi jo të gjithë organizmat e njerëzve reagojnë në mënyrë të njëjtë.