Një akt i paligjshëm, por që ka bërë për vete gjithë botën.Një 18-vjeçar gjerman ka rrezikuar jetën dhe burgun pasi gjatë udhëtimit si turist në Egjipt është ngjitur në majë të piramidës së madhe të Gizës. Edhe pse është e paligjshme të ngjitesh në monumentin 4500-vjeçar, turisti gjerman, Andrej Ciesielski udhëtoi drejt Kajros me qëllimin e qartë për të arritur në majë të një prej tre piramidave të lashta.
18-vjeçari ka kapur imazhe të mrekullueshme të peizazhit përreth, çka sipas tij e justifikon edhe kërcënimin me tre vjet burg, që sanksionohet për një shkelje të tillë.
Adoleshenti ka arritur të ngjitet në strukturën e lashtë 146 metra të lartë për 8 minuta. Edhe pse u përpoq të ishte i kujdesshëm, ai u shqua nga roje të cilët më pas e shoqëruan në stacionin policor për të dhënë shpjegimet e rastit.