E vërteta për femrat, paratë dhe marrëdhëniet

E publikuar: 28/01/2016 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

love, family, finance, money and happiness concpet – smiling couple with money and piggybank ot table at home

Si ndikon ana financiare në përjetimin e një marrëdhënie në çift

Shpesh herë në botën e qytetëruar shtrohet pyetja se pse pjesa më e madhe e femrave nuk janë të gatshme për të folur hapur rreth ndikimit që ka paraja dhe pasuria në jetët dh marrëdhëniet e tyre në çift. Hilary Black, një redaktor i njohur amerikan ka vendosur të japë një përcaktim për këtë temë jo fort të prekur, por plot interesa për t’u studiuar. Mendimet e tij i gjen në antologjinë më të fundit “Sekretet e parave në dashuri. E vërteta e patrazuar mbi femrat, paratë dhe marrëdhëniet” (William Morrow). Në këtë libër disa femra shkrimtare flasin hapur për rolin e parave në jetët e tyre, përfshirë Julia Glass, Laurie Abraham dhe Joni Evans. Ky libër i komentuar nga revista “Time” tenton të japë një përshkrim të qartë rolit ndikues të parave dhe pasurisë në mënyrën sesi femrat realizojnë jetët e tyre dhe raportet në çift. Për të marrë mendimet e tyre personale Hilary Black realizoi me to biseda telefonike, emocionet e të cilave i përcolli në një interviste të botuar nga revista “Time”, duke përgjithësuar ndikimet e ndërsjella në trinomin: femër, para, dashuri.
Çfarë ka të veçantë ky libër
Një fakt i cili ka rënë në sy gjatë gjithë këtyre viteve në vendet industriale apo edhe ato në zhvillim rezulton të jetë dedikimi i femrave ndaj jetës luksoze. Por jo vetëm femrat janë të ndikuara nga ana financiare. Duke lënë mënjanë ide, ëndrra, principe të ndryshme njerëzit jepen pas anës materiale, duke bërë që kjo e fundit të ndikojë jo vetëm në jetët e tyre, por edhe në marrëdhëniet që ata realizojnë në jetën në çift, apo edhe në realizimin e kontratave martesore.

Pse kjo temë mund të quhej tabu
Nuk është tabu, dhe as mund të quhet realisht e tillë. Vetë fakti që paraja sjell rrotull sjelljet dhe jetët e njerëzve, madje edhe diskutimet e ndryshme e bën atë të shihet si “tabu”. Janë femrat sidomos ato që e duan partnerin e tyre për emrin që ai ka, pasurinë, pozitën, etj. Edhe pse një kompostim i tillë vërehet edhe te meshkujt. Por kjo vjen natyrisht si nevojë e femrave për të pasur një jetë të qetë dhe komode, për t’u ndjerë të sigurta krah një partneri të fortë. Por nuk duhet mohuar fakti se dhjetëvjeçarët e fundit femrat kanë krijuar një mënyrë jetese të tyren të pavarur, duke siguruar dhe të ardhurat e tyre. Por përgjithësisht femra është e dobët nga vetë natyra e saj, dhe ndikohet nga gjithçka që do mund të ndikonte pozitivisht në jetën e saj. Sigurisht paraja është një faktor bindës, pasi monedhat vënë në lëvizje botën.

Femrat dhe meshkujt ndryshojnë që tek ëndrrat e tyre fëminore.
Dëshirat dhe profesionet që femrat ëndërrojnë janë më emotive, përkujdesëse, pa shumë preokupime. Dëshira më e madhe e femrave është të rrisin fëmijët e tyre dhe të kenë një familje të shëndoshë. Ndërsa meshkujt që në fëmijëri ëndërrojnë mënyrën sesi do të pasurohen, të kenë një familje të cilës s’di t’i mungojë asgjë. Nga vetë natyra krijohen edhe diferencat ekonomike mes dy sekseve. Prandaj janë femrat ato që tërhiqen nga suksesi i meshkujve.

Martesa dhe paraja
Në shumë vende të botës femra është ekonomikisht e varur nga bashkëshorti i saj. Por kjo nuk ndodh në vendet e civilizuara pasi femrat kanë pasuritë e tyre, punën dhe depozitat bankare. Përparimi ekonomik dhe shoqëror çoi drejt kontratave martesore, ku edhe në rastin e divorceve të dy partnerët të marrin pjesën përkatëse të pasurisë sipas vendimit të marrë nga gjykata.

Paraja dhe shëndeti
Kohët e fundit vihet re se paraja ka edhe efekte negative në shëndetin e njeriut, veçanërisht në atë psikik. Mungesa e parave, vështirësia ekonomike apo qoftë edhe tepria e tyre, në më të shumtën e rasteve shtyjnë kah depresionit. Prandaj ky libër vjen si një analizë e kësaj çështje jo fort të prekur nga shkrimtarët dhe analistët. Paraja dhe mënyra sesi ajo ndikon në jetët tona është një fakt real dhe i rëndësishëm. Ky libër ndihmon që gjatë leximit gjithsecili të analizojë sjelljet e vetë dhe të vetëkorrigjohet. Është e rëndësishme që femrat ta ndjejnë plotësisht faktin që nuk janë vetë, dhe paraja nuk është gjithçka në jetë. E rëndësishme është që të mos lejohet që pasuria të udhëheqë jetët e njerëzve, por vetë njerëzit ta menaxhojnë atë ashtu si duhet në funksion te jetës së tyre jo vetëm bashkëshortore, por në gjithë koloritetin e saj.