13 vjecarja Nikol Barr, është një vajzë e komunitetit rom që jetonte në një rulo me familjen e saj dhe që nuk para shkonte në shkollë, por që tani me shumë gjasë do i bashkohet Universitetit të Oksfordit pasi një test inteligjence zbuloi se ajo është më e zgjuar se Albert Ajnshtajn dhe Stiven Hoking.
Kur iu bashkua akademisë ‘Burn Mill’ në Eseks, mësuesit pikasën talentin e saj dhe jeta e saj ndryshoi plotësisht dhe tashmë ajo hyn në 1 përqindëshin e personave më të zgjuar në planet.
Nga testi i inteligjencës së shoqërisë Mensa, ajo mori 162 pikë, dy pikë më shumë se dy gjenitë e botës.
Që përara se të mbushte dy vjeç, ajo mund të zgjidhte probleme të thjesht matematikore deklarojnë prindërit e saj.
Tek një i rritur koeficenti mesatar i inteligjencës shënon prej 100 pikësh.Nëse koeficenti është mbi 140, atëherë cilësohesh gjeni.
Mensa ka 110 mijë anëtarë në mbarë botën.Vetëm 8 përqind janë nën 16 vjeç dhe vetëm 35 për qind janë femra.