Cila është temperatura e duhur për të bërë dush

08.01.2016 10:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Cila është temperatura e duhur për të bërë dush

Pëdërsa të gjithë e dinë sa i dobishëm është dyshi i ftohtë për trupin, në këtë periudhë të vitit, vetëm kur e kujton ujin e ftohtë, të bëhet mishi me mornica. Një dermatologe e klinikës “Cleveland”, Dr. Melissa Piliang, tregon cila është temperatura ideale e ujit që duhet të përdorësh në dush. Sipas saj, temperatura ideale është 44-45 (44.4) gradë celsius. Ajo thotë se kjo temperaturë është e mjaftueshme për të larguar papastërtitë e mjedisit dhe bakteret e trupit.

Uji i ngrohtë që del nga dushi mund të shkojë deri në 60 gradë celsius – një temperaturë që mund ta durojë trupi, por kjo është temperaturë shumë e nxehtë, sipas mjekëve. Sigurisht, për të parë temperaturën e ujit, të duhet një termometër nën dush për të pasur një lexim të saktë. Por për këtë, Dr. Piliang thotë se uji duhet të jetë mjaftueshëm i ngrohtë, por jo i nxehtë aq sa ta durosh me vështirësi.

Është e rëndësishme të mos përdorësh ujë të nxehtë aq sa të të skuqet lëkura, sepse në këtë mënyrë dëmton edhe shtresën mbrojtëse të saj: “Shtresa mbrojtëse është ajo që i mban mikrobet jashtë dhe nuk i lejon ato të depërtojnë nën lëkurë, por po ashtu e mban edhe lëkurën të hidratuar”, – shpjegon Dr. Piliang për Wall Street Journal. Ajo shpjegon se shtresa mbrojtëse e lëkurës shkrihet nëse uji është në një temperaturë më të lartë se 44-45 gradë celsius.

Po ashtu, ajo shton se mosha është një tjetër faktor që ndikon në temperaturën e ujit në dush. Shtresa mbrojtëse e njerëzve të rinj zëvendësohet më shpejt se ajo e njerëzve më të moshuar. Duke u larë me ujë shumë të nxehtë, lëkura mund të thahet më shpejt, mund të irritohet, por edhe mund të dehidratohet.

Herën tjetër që do të bësh dush, mbaje në mendje temperaturën 44-45 gradë celsius.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)