Këto janë 4 gabimet më të shpeshta që njerëzit bëjnë kur lajnë rrobat në rrobalarëse:
1) Stërmbushja
Rrobalarëset e sotme janë më të mëdha se kurrë më parë. Nëse jeni në hamendje që të fusni vetëm edhe një gjë – mos e bëni.
Edhe rrobalarësja më e madhe i ka kufizimet e saj. Kur është e stërmbushur, uji dhe deterxhenti nuk mund që të përzihen dhe të arrijnë tek të gjitha rrobat në kazan.
Rrobalarësja e stërmbushur do të rrudhë së tepërmi rrobat.
2) Sasi joadekuate e deterxhentit
Që të keni rezultatet më të mira, përcillni me përpikmëri udhëzimet në etiketat e rrobave, si dhe udhëzimet në paketimin e deterxhentit.
Nëse rrobat janë shumë të përlyera, shtoni pak më shumë deterxhent se sa sasia e rekomanduar.
3) Gjithmonë procesi dhe programi i njëjtë
Nuk mundeni që të lani lloje të ndryshme të tekstilit dhe rrobave në program të njëjtë. Ndërroni programin dhe përshtateni atë me nevojat tuaja.
Uji i ngrohtë dhe temperaturat e larta shumë lehtë lajnë njollat, kurse numri më i vogël i rrotullimeve më pak i rrudh ato.
4) Ndaleni ujin
Pas larjes së rrobave ndaleni ujin të cilin e merr makina përgjatë larjes. Në atë mënyrë do të parandaloni dëmtimin e këtij aparati shtëpiak, vërshimin e mundshëm dhe riparimet shtesë.