Kjo është domatja më e madhe e prodhuar ndonjëherë në Kosovë.
Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, në profilin e tij në “Facebook” ka publikuar një foto të domates së prodhuar në Kosovë që peshon 1kg e 400gr.
“Kjo domate që peshon 1kg e 400gr është dëshmi se toka e Kosovës është shumë pjellore, sidomos kur punohet nga duart e bujkut të vyeshëm”, ka shkruar Tahiri.