Ish- e dashura e George Zimmerman ka thyer heshtjen për të folur për ‘natën e tmerrit’ dhe ‘emrat e tmerrshëm’ me të cilët ishte cilësuar pasi Zimmerman publikoi fotografitë e saj nudo në Twitter.
Zimmerman gjithashtu publikoi numrin e nënës 32 vjeçare dhe emrin e saj duke e akuzuar se e ka tradhtuar me një ‘mysliman të ndyrë’ dhe duke thënë se ‘ajo fle me secilin’.
Ajo ishte në lidhje me Zimmerman prej muajsh dhe kishte kërkuar ndarjen.
“Kurrë nuk e kam menduar se diçka e tillë do të më ndodhte mua”, thotë ajo.
Zimmerman publikoi dy fotografi të saj topless.