Mos prisni gjithmonë që mashkulli ideal t’ju bjerë nga qielli. Ju mund ta përzgjidhni atë në bazë të 8 kritereve.
Zgjidhni dikë ambicioz
Ndjekja e ëndrrave është gjëja me e rëndësishme. Zgjidheni partnerin person të vendosur dhe që është ambicioz për jetën.
Zgjidhni dikë që ju sheh si diçka të vyer
E ku ka gjë më të mirë sesa të marrësh gjithë kohës komplimente? Zgjidhni të keni në krah një person që të dijë t’ju thur elozhe dhe t’ju ëmbëlsojë me fjalë.
Zgjidhni dikë kureshtar
Nw përgjithësi këta persona janë të hapur dhe pyesin për çdo gjë. Ata duan të mësojnë gjëra të reja për të mësuar më shumë.
Zgjidhni një person argëtues
Të qeshurit është ilaçi natyral më i mirë për njeriun. Mos zgjidhni persona serioze, para të cilëve keni frikë të flisni, por persona që dinë t’ju sjellin gjithmonë në qejf dhe ju argëtojnë pa masë.
Zgjidhni një person që të shmangë konfliktet
Nuk është person i mire ai që gjithmonë kapet pas diçkaje dhe kërkon të konfliktohet, por ai që qëndron larg zënkave dhe e kalon çdo situate delikate me lehtësi.
Zgjidhni një person pasionant
Për t’u ndier mirë dhe për të përjetuar gjithmonë emocione zgjidhni dikë pasionant.
Zgjidhni një person që t’ju nxisë ta kaloni me lehtësi çdo situatë
Partneri që do keni në krah duhet t’iu japë forcë për të kaluar çdo problem apo çdo situatë të vështirë.
Zgjidhni një person qe ta keni edhe mik
Pasioni dhe ndjenjat janë një gjë, por komunikimi për çdo gjë me partnerin, është gjëja më e rëndësishme, pa të cilën nuk mund të ecet përpara. Shumë histori të mëdha fillojnë me miqësi të mira.