Policia e Kosovën bën të ditur se tri gra janë nxënë në flagrancë nga sigurimi nën dyshimin se po vidhnin gjësende në një qendër tregtare.
Ngjarja siç njofton Policia, ka ndodhur të mërkurën në mesditë në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Në raportin e Policisë thuhet se me urdhër të prokurorit të dyshuarat pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.