Pastroni mushkëritë për vetëm 3 ditë me këtë recetë

E publikuar: 03/10/2015 17:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Problemet me mushkëri janë më të zakonshmet. Edhe pse shumë njerëz nuk pinë duhan, ata ende mund të përjetojnë probleme me mushkëri.

Por, cigaret sigurisht se përbëjnë një rrezik më të madh të shëndetit të mushkërive. Qoftë nëse jeni duhanpirës apo jo, kjo metodë do të ju ndihmojë që t’i pastroni mushkëritë nga toksinat.

Ja çfarë të bëni në këto tri ditë:

Mos konsumoni produkte të qumështit dy ditë para se ta filloni trajtimin. Një natë para se ta filloni atë, pini një filxhan çaj bimor para gjumit. Kjo do të ndihmojë zorrët tuaja të lirojnë toksinat, e cila është e rëndësishme pasi që mushkëritë nuk do t’i mbingarkojnë ato gjatë procesit të detoksinizmit, transmeton lajmi.net.

Procedura:

Shtrydhni dy limonë në 300ml ujë dhe pini para mëngjesit. Pini një gotë 300ml grejpfrut apo ananas. Këto lëngje përmbajnë antioksidantë natyror, që janë të rëndësishëm për shëndetin e mushkërive.

Mes mëngjesit dhe drekës, pini 300ml lëng të pastër karote. Kjo do të ju ndihmojë që të rrisni alkalinitetin në gjak. Gjatë drekës pini 400ml lëng të pasur me kalium. Kaliumi është një element kyç për pastrimin e mushkërive.

Kjo recetë është si më poshtë:

Duke përdorur një shtrydhës frutash, përzieni 350g pastinak, 350g speca jeshilë, 200g lakërishtë dhe 350g trangull. Kjo duhet të ju bëjë lëng prej 400ml.

Në fund, para se të shkoni në shtrat, pini 400ml boronicë. Përveç lëngjeve që duhet t’i konsumoni, ju duhet gjithashtu të vazhdoni me rutinën tuaj të rregullt të stërvitjeve dhe të bëni mjaftueshëm gjumë. Rekomandohet që të bëni një dush të nxehtë për të paktën 20 minuta në ditë, për të stimuluar më mirë detoksinizimin.