Nëse ju paraqiten këto shenja, ju jeni në depresion!

E publikuar: 27/09/2015 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumica nga ne e njohim depresionin klasik, me perden e rëndë të keqe dhe pa shpresë. Mirëpo çka nëse ju filloni të keni dhembje barku të papritur ose bëheni shpejt pa disponim? A mund të jeni të depresionuar pa e ditur?

“Depresioni jo çdo herë duket si brengosje e madhe” thotë Richard Kravitz, MD, MSPH, një profesor i medicinës në University of California, Davis, dhe një ekspert në identifikimin e depresionit në kushte primare. “Pacientët janë ngurrues ta konsiderojnë depresionin si shkak i simptomave të tyre – pjesërisht sepse mund ta lidhin me dobësinë e tyre, mirëpo edhe thjeshtë nuk i lidhin simptomat e tyre me depresion.”

Identifikimi i saktë është çelësi, shton ai, sepse sa më herët të mjekoheni, do të jetë më lehtë që të ktheheni te vetja si i lumtur dhe i shëndoshë. Këtu janë 9 shenja të papritura që nuk duhet t’i anashkaloni.

  1. Jeni në dhimbje

Depresioni dhe dhimbja ndajnë disa rrugë të përbashkëta biologjike dhe neurotransmetues. Rreth 75% e njerëzve me depresion vuajnë nga dhimbje periodike apo kronike, tregojnë hulumtimet. Një hulumtim Kanadez i publikuar ne revistën Pain, tregon se njerëzit me depresion ishin 4 herë më të lakmueshëm që të kenë dhimbje të madhe qafe dhe shpinës së poshtme sesa ata që nuk ishin me depresion. “Kur jeni në gjendje negative, jeni në vëzhgim të trupit më me kujdes, prandaj ndjeni parehatinë më shumë,” shpjegon Kravitz. Ju gjithashtu i vëreni dhimbjet e barkut apo të kokës, ose thjesht i vëreni dhimbjet më shumë në përgjithësi. Një hulumtim i 2008 prej Archives of General Psychiatry ka gjetur se kur njerëzit me depresion përjetojnë dhimbje, truri i tyre tregon aktivitet me më shumë emocione, pra ata janë më pak të aftë ta kontrollojnë dhimbjen.

  1. Nuk ju hyjnë pantallonat

Nga erdhi ajo pjesë e shtuar? Ndoshta nga akulloret që i hani gjatë natës? Ose nga vaktet e ngrira që i hani sepse pretoni të blini ose të gatuani? Edhe pse ushqimi i rehatshëm mund ti rrisë nivelet e materies që na bën të ndihemi mirë, serotonin, me kohë ngrënia emocionale mund të shtojë peshë dhe ndjenja të fajit dhe turpit, dhe nuk bën asgjë për ta ndihmuar depresionin. Një hulumtim i ri në revistën Obesity konfirmon që nivelet e larta të stresit dhe depresionit e bëjnë më të vështirë që të ulësh kilogramët dhe t’i mbahesh strategjive të humbjes se peshës. Në anën tjetër, disa njerëz mund të humbin peshë, sepse depresioni ul apetitin.

  1. Jeni temperament

Nëse problem më i vogël ju bën të nervozoheni, apo zakonisht jeni pa qejf, ju mund të jeni të depresionuar. Një hulumtim i 2013 i publikuar në revistën JAMA Psychiatry, thotë se 54% e njerëzve me depresion raportuan që ndihen armiqësor, ters, argumentues, temperament apo të nervozuar. “Kur jeni në anën negative të shtëpisë, jeni më afër dhomave ku qëndron disponimi i keq – irritueshmëria, frustrimi dhe nervoza” thotë Simon Rego, PsyD, profesor i klinikë psikiatrike dhe shkencave bihevioriste në Albert Einstein College of Medicine dhe drejtues i trajnimit psikologjik në Montefiore Medical Center. “Nuk jeni direkt aty, mirëpo është një rrugë e shkurtër.”

  1. Nuk ndjeni asgjë

Ndiheni blah? Neutralë? Të mpirë? “Shumica nga ne jemi të motivuar që nga momenti kur dalim nga shtrati në mëngjes, në punë, ushtrime, shoqëri apo përgatitje të mëngjesit,” thotë Rego. “Mirëpo për njerëzit me depresion, këto motive zbehen.” Edhe gjërat që dikur sollën lot apo buzëqeshje. Ky lloj i sjelljes është shenjë dalluese e depresionit, dhe ju bën të ndiheni të ftohtë, larg dhe si duke shtyrë njerëzit që përndryshe ju japin dashuri dhe mbështetje.

  1. Kokteli i mbrëmjes kaloi në tre

Nëse i pini disa gota alkool çdo natë, me gjasë është më shumë sesa një ditë e vështirë. Afërsisht 1/3 e njerëzve me depresion kanë problem me alkool, tregon hulumtimi. Edhe pse një pije mund ta ndihmojë gjendjen, e dyta ose e treta mund të rrisin ndjenjat negative – nervozen, agresivitetin, dhe depresionin më të madh. Është me rëndësi të thuhet: Nuk duhet të pini shumë sa që të jeni duke abuzuar alkoolin. Limiti i shëndetshëm sipas U.S. Department of Health and Human Services është një pije në ditë për femra, dhe dy për meshkuj.

  1. Jeni të ngjitur në Facebook…

Ose në bixhoz ose në shoping… thjeshtë ndonjë gjë që bëhet e tepërt, e sidomos në internet. Disa hulumtime tregojnë se njerëzit që rrinë vazhdimisht online dhe kanë më shumë lidhje sociale në internet sesa jetë reale mund të jenë të depresionuar. Ata mund të ndihen të ndaluar nga mbështetja reale e njerëzve dhe/ose përdorin botën e internetit për të ikur nga ndjenjat dhe mendimet e tyre. Përderisa varja nga interneti dhe depresioni janë diagnoza të ndryshme, ato shpesh herë mbulojnë njëra tjetrën. “Kërkimi për shpëtim afat-shkurtër është mekanizëm i përdorur shpesh,” thotë Rego.

  1. Mendjen e keni në qiell

Ëndërroni shpesh gjatë ditës? Që të bëheni një yll filmi, të bini çmendurisht në dashuri, si fëmija i shokut juaj është më i mençur se i juaji, ose shefi juaj ju pëlqen juve? Psikologët nga Harvard University kanë treguar se ne jemi më të lumturit kur mendja jonë është në momentin aktual, dhe kur mendojmë shumë, mund të na bëjë pa qejf dhe jo të lumtur. Përderisa ëndërrimi gjatë ditës mund të gjejë zgjidhje kreative për problemet tona, është më shpesh i lidhur me disponim të ulët.

  1. Nuk mund të vendosni

Ne bëjmë deri në 70 vendime gjatë ditës, thotë një hulumtim nga Columbia University, dhe shumica e tyre janë të lehta. Vazhdo gjumin apo ngrihu? Vishu apo qëndro në pizhame? Ha oatmeal apo vezë? Lexo apo shiko TV? “Kur ne jemi të depresionuar, këto vendime kognitive marrin një goditje,” thotë Rego. “Gjërat e vogla që zakonisht nuk mendojmë dy herë shpejt bëhen vendime të mëdha.”

  1. Nuk jeni duke i krehur flokët

Edhe nëse rutina juaj e krehjes ka qenë modeste, mund të zhduket total kur jeni të depresionuar. Në një pyetësor të 2014 me më shumë se 10,000 vetë, 61% që kishin probleme orale raportuan të vuanin nga depresioni. Dhe më shumë probleme dentale që kishin, aq më i thellë ishte depresioni. “Është një spektrum,” thotë Rego. “Neglizhimi i mirëqenies fizike dhe dukjes është vetëm problematike atëherë kur del në disfunksion.” Së fundi, moskujdesi se si dukeni nga jashtë është shenjë e fortë e problemeve që ndodhin brenda teje./mapo.al