5 kafshët që ndihmuan në ndryshimin e historisë

27.01.2016 08:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
5 kafshët që ndihmuan në ndryshimin e historisë

Anëtarët e mbretërisë shtazore kanë luajtur prej kohësh një rol në historinë njerëzore. Zbuloni më shumë rreth disa krijesave që lista e arritjeve të së cilëve shkon nga zbulimi i vendeve ku askush nuk ka shkuar më parë deri në kapjen e një prej terroristëve më famëkeq në botë.

1 – Laika, qeni që u bë pioner i hapësirës

Më 3 nëntor 1957, Laika udhëtoi në bordin e anijes hapësinore sovjetike Sputnik 2, duke duke u bërë kafsha e parë në orbitën e Tokës dhe duke hapur rrugën për udhëtimet hapësinore njerëzore. Qeni kozmonaut e bëri misionin e tij historik vetëm një muaj pas nisjes së satelitit të Bashkimit Sovjetik me pilot artificial, Sputnik 1, i cili sinjalizoi hyrjen në botën hapësinore. Laika ishte një qen i humbur para se të kapej dhe të trajnohej së bashku me qentë e tjerë.

2 – Cher Ami, pëllumbi korrier që shpëtoi trupat amerikane në Luftën e Parë Botërore

Gjatë luftës, Cher Ami (“shok i dashur” në frëngjisht) një pëllumb i zi korrier, ishte një nga qindra zogjtë që u përdorën nga Trupat sinjalizuese të ushtrisë amerikane në Francë për të trasnportuar mesazhe të rëndësishme nga komandantët në fushën e betejës. Në tetor 1918, Cher Ami, pavarësisht se ishte plagosur keq nga armët e armiqve, i shpërndau mesazhin trupave amerikane. Gjermanët e qëlluan Cher Ami-n dhe e plagosën atë, por pëllumbi ia dërgoi mesazhin trupave të tij. Si pasojë Batalioni i Humbur arriti të shpëtohej, kjo falë zogut. Pasi ngordhi në në qershor të vitit 1919, zogu i famshëm u ruajt nga një balsamues kafshësh dhe u vendos në muzeun Smithsonian.

3 – Kairo, qeni që ndihmoi në kapjen e Osama bin Laden

Më 2 maj 2011, Kairo shoqëronte ekipin e marinës amerikane që vrau liderin e Al-Kaedës Bin Laden gjatë një bastisje në kompleksin e tij në Abbottabad, Pakistan. Misioni i dha fund një kërkimi ndërkombëtar gati prej një dekade të gjatë për organizatorin famëkeq të sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Kairo mendohet të jetë racë belge, me një madhësi trupore më të vogël se pastori gjerman. Ky lloj qeni është velrësuar nga ushtria amerikane për inteligjencën, shpejtësinë e mprehtësinë. Roli i Kairos ishte të njoftonte për luftëtarët armiqtë që shikonte. Komandanti i ushtrisë amerikane gjithashtu i kërkoi presidentit Obama të përshëndeste qenin për misionin e arritur.

4 – Mijtë dhe pleshtat që shuan 1/3 e popullsisë së Europës në mesjetë

Në mesin e shekullit të 14-të, një epidemi vdekjeprurëse e quajtur “Vdekja e Zezë” fshiu një të tretën ose më shumë të popullsisë së Evropës, rreth 25 milionë njerëz. Në atë kohë, shkaku i vdekjeve ishte i panjohur, edhe pse disa njerëz besonin se kjo ishte një komplot nga hebrenjtë për të vrarë të krishterët, ndërsa të tjerët mendonin se vdekjet vinin nga fatkeqësitë natyrore apo dënime nga Perëndia për mëkatet. Hulumtuesit e identifikuan më vonë se fajtori ishte murtaja, një sëmundje infektive që shkaktohet nga bakteri Yersinia Pestis, e cila infekton minjtë dhe brejtësit dhe transmetohet në mënyrë tipike tek njerëzit nga kafshimi i pleshtave të infektuar.

5 – Majmun që vrau një monark

Në fillim të tetorit të vitit 1920, Mbreti Aleksandër i Greqisë ishte duke ecur nëpër një kopsht, kur qeni i tij u përlesh me një majmun. Kur mbreti u përpoq për t’i ndarë, një tjetër majmun e kafshoi mbretin. Plagët e mbretit u infektuan, dhe ai vdiq më 25 tetor, në moshën 27 vjeçare. Aleksandri ishte kurorëzuar në qershor të vitit 1917, gjatë Luftës së Parë Botërore, pasi babai i tij, Mbreti Konstantin II, i la fronin.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Ymeri: Masat emergjente të Qeverisë për energjinë janë pa efekt, Ujmani ka 7.5 herë më pak kapacitet se B1

Ymeri: Masat emergjente të Qeverisë për energjinë janë pa efekt, Ujmani ka 7.5 herë më pak kapacitet se B1

Si ndikon alkooli në tru?

Si ndikon alkooli në tru?

10 këshilla të thjeshta që lidhja juaj të zgjasë

10 këshilla të thjeshta që lidhja juaj të zgjasë

Kapet një polic në Kllokot, IPK zbulon dyshimet e para për rastin

Kapet një polic në Kllokot, IPK zbulon dyshimet e para për rastin

Komuna e Prishtinës obligohet t’ia kthejë kompanisë Kosovatex mbi 1.29 milionë euro

Komuna e Prishtinës obligohet t’ia kthejë kompanisë Kosovatex mbi 1.29 milionë euro

Publikohet video-incizimi i Halil Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm

Publikohet video-incizimi i Halil Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm

Dhëndri i shefit të Prokurimit në Policinë e Kosovës u shpall fitues i tenderit 1.2-milionësh për autobusë, procedura u anulua pas dy vjetësh

Dhëndri i shefit të Prokurimit në Policinë e Kosovës u shpall fitues i tenderit 1.2-milionësh për autobusë, procedura u anulua pas dy vjetësh

IPK gjen mangësi serioze në ekzekutimin e urdhëresave të gjykatave në 13 stacione policore

IPK gjen mangësi serioze në ekzekutimin e urdhëresave të gjykatave në 13 stacione policore

Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë

Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë

Komuna e Podujevës blen pelet me negocim, nga 252 mijë euro, kontrata rritet në 312 mijë euro

Komuna e Podujevës blen pelet me negocim, nga 252 mijë euro, kontrata rritet në 312 mijë euro

14 ditë pasi premtoi rrënimin e ndërtimeve pa leje, komuna e Faton Pecit legalizoi mbi 2 mijë m² ndërtim dhe penthouse-in e ndërtuar kundërligjshëm nga BTP Construction

14 ditë pasi premtoi rrënimin e ndërtimeve pa leje, komuna e Faton Pecit legalizoi mbi 2 mijë m² ndërtim dhe penthouse-in e ndërtuar kundërligjshëm nga BTP Construction

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë