10 gjërat që personat e shëndetshëm bëjnë përpara orës 9 të mëngjesit

05.01.2016 09:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
10 gjërat që personat e shëndetshëm bëjnë përpara orës 9 të mëngjesit

Zilja e alarmit bie dhe ne çdo mëngjes vazhdojmë të njëjtin ritual duke shtypur butonin; pas 10 minutash. Dhe kjo ndodh çdo ditë më shumë se një herë. Në këtë pikë, pa humbur kohë, hidhemi nga krevati, hyjmë menjëherë në dush, fluturojmë jashtë shtëpisë duke veshur ç’na kap dora, e marrim gjatë rrugës që na shpie për në punë një kafe të shpejtë. Në fund të fundit, jetojmë çdo mëngjes, si skuthi, përherë duke i premtuar vetes që e nesërmja do të jetë ndryshe. Edhe pse kjo lloj rutine mëngjesore na lejon disa grimca më shumë gjumë, shumë syresh në fushën e mjekësisë, mbështesin idenë se “të nisësh ditën nën një stres të tillë, nuk është aspak e shëndetshme. Kjo mënyrë e të jetuarit mëngjesin tregon konfuzitet duke nxitur një stres më të madh sa më shumë orë të kalojnë dhe ulin në maksimum përfitimet e gjumit të mirë të bërë gjatë natës.” Megjithatë, janë një seri gjërash që mund të mësojmë nga njerëzit, të cilët, kanë strukturuar ditën e tyre për të shijuar në maksimum rutinën mëngjesore. “Tropicana”, organizatë shëndetësore ka ndihmuar në përpilimin e “guidës së njerëzve të shëndetshëm” që e nisin ditën në mënyrë korrekte.

Vendosni një orar për gjumin dhe respektojeni
Largoni konfuzionin nga jeta juaj, duke vendosur orar për gjumin. Por ajo që është e rëndësishme duhet ta repsektoni orarin. Mund t’ju duket si diçka qesharake kur bëhet fjalë për të rriturit, por është absolutisht shumë e rëndësishme. Trupi ynë çorientohet krejt kur një natë biem për të fjetur në orën 22:00 dhe një natë tjetër në mesnatë. Është diçka që të bën të humbësh energji, prandaj duhet të vendosni një orar të rregullt të gjumit dhe duhet ta repsektoni çdo ditë. Është e habitshme se si në mënyrë të menjëhershme një rutinë e re mund të bëjë diferencën.

Zgjohuni shpejt – dhe shpejt do të thotë në 6 të mëngjesit
Bëni të mundur që veprimet e mëngjesit t’i bëni me ngadalë, në mënyrë komode dhe pa u nxituar e kjo do të ndryshojë krejt ritin e gjithë ditës. Duke kryer disa gjëra të vogla e të thjeshta në mëngjes – si përshembull; të rregullosh krevatin sapo je zgjuar – ndihmon t’ju japë energji për të përfunduar të gjitha gjërat në të gjithë harkun e ditës.

Pini shumë ujë
Hidratimi i organizmit është gjëja më e mirë. Uji ndez metabilzmin. “Askush nuk dëshiron që urina e tij të jetë e verdhë e errët”- konfirmon instruktori personal Angie Knudson, 34 vjeçar, “sepse është një sinjal dehidratimi”. Uji ndihmon në rregullimin e niveleve të sodës në organizëm.

Hani një mëngjes të ekuilibruar
Duhet t’i jepni organizmit tuaj energjitë e nevojshme për të përballuar aktivitetet e ditës. “Ha 8 të bardha veze me spinaq, lakër, domate dhe avokado”- deklaron Michael Dreishpoon, 50 vjeç, që shkon në palestër gjashtë herë në javë. “Ka shumë proteina dhe yndyrna të mira tek avokado”.

Meditoni
Ekzistojnë tipologji të ndryshme të meditimit, por në mëngjes -menjëherë sapo jeni zgjuar ose keni bërë ushtrimet gjimnsatikore- është momenti ideal për të medituar. Stephen Sullivan,37 vjeç, aktor në Los Angeles, i dedikohet meditimit transhendetntal për 20 minuta çdo mëngjes.”Më ndihmon të përqendroj emocionet e mia – thotë- kam një ndjenjë mirënjohjeje për ditën dhe për jetën në tërësi”.

Lexoni
Leximi në mëngjes mund të ketë shumë përfitime për të krijuar hapësira me qëllim largimin e stresit derisa ta adoptojë për procesin e punës. “Është e rëndësishme t’i kushtosh kohë vetes –deklaron Christian Addison, 39 vjeç, një oficer policie në New York i cili zgjohet 90 minuta përpara se fëmijët e tij dhe përfshin leximin në rutinën e tij mëngjesore.

Mbani ditar (vërtet!)
Ka një seri përfitimesh nga të mbajturit e një ditari, por të shkruash çdo mëngjes, nxit kreativitetin, duke forcuar autodisiplinën dhe besimin në mënyrë që ta keni me vete gjatë gjithë ditës.

Dëgjoni muzikë
Muzika ndriçon mendjen. Dërgojeni mendjen tuaj në një vend pozitiv që ju bën të ndjeheni mirë ndërsa jeni duke shkuar në punë.

Thuajini dikujt “Të kam shumë xhan”
T’i shprehësh dikujt mirënjohjen dhe t’i thuash çdo ditë që e ke xhan, mund të ketë përfitime pozitive për shëndetin. Pa përmendur që shkëmbimi i dashurisë, është si ndjesi romantike mes miqve që duhen vërtet, por ndihmon gjithashtu uljen e stresit dhe të garanton një ditë të mbarë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës