Franca mobilizon 11 mijë policë

E publikuar: 12/07/2017 08:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth 11 000 policë dhe xhandarë do të mobilizohen të premten për festimet tradicionale me rastin e 14 Korrikut, në kuadër të kërcënimit të lartë terrorist, veçanërisht gjatë paradës në Champs-Elyse në Paris, ku do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

“Të gjithë janë mobilizuar”, theksoi shefi i policisë, Michel Delpuech duke përfshirë këtu Brigadën e Kërkimit dhe Ndërhyrjes (BRI) “e gatshme për të ndërhyrë në çdo pjesë të kryeqytetit”.

Ai refuzoi të zbulonte masat specifike të lidhura me mbërritjen e presidentit amerikan, i cili pritet të enjten, duke pranuar se kjo përbën një sfidë t ëmadhe dhe është subjekt i punës së përbashkët të sigurisë mes ekipeve amerikane dhe kombëtare, përcjell Atsh.

Në total, 3 500 policë dhe xhandarë do të ngarkohen për sigurinë e paradës, mbështetur nga 2 500 zjarrfikës.