Evropiani 2027 U-21, ftesa e Shqipërisë për Serbinë për bashkëorganizim, Shkëlzen Gashi: Natën e mirë!

E publikuar: 10/05/2024 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkëlzen Gashi, aktivist i shoqërisë civile, ka komentuar faktin që Shqipëria në aplikimin për ta organizuar Kampionatin Evropian të futbollit U-21 e ka përfshirë edhe Serbinë si bashkëorganizatore.

Gashi ka thënë se Kosova në rastin e organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030 e ka përfshirë Shqipërinë.

“Kosova do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe e ka përfshirë në këtë eveniment si bashkorganizatore Shqipërinë. Shqipëria paska aplikuar që Kampionati Europian më 2027 të organizohet në Shqipëri dhe e paska përfshirë si bashkorganizatore Sërbinë. Natën e mirë”, ka shkruar Gashi në Facebook, të enjten. /Express