“Nëse duhet të luftojmë vetë, do të luftojmë” – Netanyahu me kundërpërgjigje indirekte për Amerikën

E publikuar: 09/05/2024 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se vendi i tij është gati për të qëndruar vetëm nëse është e nevojshme, për ta vazhduar aksionin ushtarak në Gaza.

Kjo duket të jetë një përgjigje indirekte ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për paralajmërimet e tyre për veprimet në Rafah.

Netanyahu ka pohuar se “Sot ne jemi më të fortë. Jemi më të përcaktuar dhe jemi të bashkuar për ta mposhtur armikun tonë dhe ata që kërkojnë shpirtrat tanë”.

“Nëse na duhet të qëndrojmë vetë, do të qëndrojmë vetë. Tashmë e kamë thënë se nëse na duhet, ne do të luftojmë më dhëmbë e thonj”.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka njoftuar se Amerika do t’i përgjysmojë dërgesat e armatimit për Izraelin nëse ata vazhdojnë me fushatën në Rafah.