Nikaj nga PDK dhe Tahiri nga AAK thonë se drafti i Asociacionit mund të ndryshohet

E publikuar: 09/05/2024 23:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar kushtin e Bashkimit Evropian që ta dërgojë draftin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese si kusht për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në lidhje me këtë është diskutuar në “Pressing” të T7, ku gazetari Dukagjin Gorani i tha përfaqësuesve të PDK-së e të AAK-së se nuk duhet të ketë premtime jorealiste pasi draft-statuti nuk ndryshohet.

Por Bernard Nikaj nga PDK-ja premtoi publikisht se me një qeveri tjetër ky draft statut mund të ndryshohet

“Unë jam i bindur edhe po të premtoj publikisht që një qeveri tjetër e ndryshon draftin përmes një angazhimi konstruktiv”, ka thënë Nikaj.

Më pas edhe Besnik Tahiri nga AAK-ja tha që ky draft-statut mund të ndryshojë. /Gazeta Express