Parashikimi i motit për të premten

E publikuar: 10/05/2024 00:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu në zona të caktuara.

Gjatë pasditës priten intervale të shkurta me diell.

Era do fryjë nga drejtimi i verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C.