Veseli: Kush do që Beogradi mos të përzihet në Kosovë, ta votojë PDK’në (Video)

E publikuar: 09/06/2017 21:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ta votojnë numrin 12, pra koalicionin PDK-AAK-NISMA, pasi vetëm në këtë mënyrë sipas tij nuk do të lejohet ndërhyrja e Beogradit në vendimmarrjen e vendit.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, në një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, ka ndarë me qytetarët një mesazh të tij – të cilin e ka dhënë në përmbylljen e fushatës elektorale, sot në Prishtinë.

Veseli u ka thënë qytetarëve që më 11 qershor, ditën kur do të shkojnë te kutitë e votimit, kush e do Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, kush e do Kosovën me SHBA-të dhe partnerët ndërkombëtarë, kush do që Beogradi mos të përzihet në vendim-marrjen e Kosovës, atëherë le ta votojnë Partinë Demokratike të Kosovës dhe Fillimin e Ri.

“I thërras të gjithë qytetarët e vendit tonë, të gjithë ata qe ende kane dilema, bëhuni bashkë, sepse ne jemi bërë bashkë për ju. A e dini pse jemi bërë bashkë? Jemi bërë bashkë që më kurrë Serbia të mos kthehet në Kosovë”, ka thënë Veseli.