Vdes Jose Antonio Reyes, ish futbollisti i Arsenalit, Realit dhe Spanjës

E publikuar: 01/06/2019 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-sulmuesi i Arselanit, spanjolli 35-vjeçar, Jose Antonio Reyes, ka vdekur në një aksident automobilistik.

Ish klubi, Sevilla, bëri këtë postim në rrjetin social Twitter: “Nuk do të mund të konfirmonim lajmin më të keq. Ylli I dashur i Sevillas, Jose Antonio Reyes ka vdekur në një përplasje trafiku. Pusho i qetë”.

Reyes ishte lojtari më i ri në historinë e Sevillas që e beri deputimin me klubin, duke e bërë paraqitjen e parë në moshën 16-vjeçare.

Lëvizja në Arsenal erdhi në vitin 2004 dhe ai vazhdoi duke e fituar ligën si pjesë e sezonit “të pathyeshëm” të klubit.